Zëri i Amerikës
Çdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm. Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm. (më tepër…)
Shumë njerëz provojnë dhimbje në shtyllën kurrizore, të cilat shkaktohen nga traumat, mosha e thyer a sforcimet fizike. Këto krijojnë dhimbje si pasojë e shtypjes a presionit në fijet nervore. Për lehtësimin e dhimbjeve shpesh përdoren barna a masazhe dhe kur këto nuk japin rezultat, përdoret operimi gjatë të cilit mjekët ndërrojnë diskun a ruazën e dëmtuar.
Rivaliteti është një shprehje me burim nga kohët, kur njerëz që jetonin në brigjet e kundërta të të njëjtit lumë, përpiqeshin, grindeshin a luftonin se kush prej tyre të gëzonte a të përfitonte më shumë nga të mirat e rrjedhës. Prandaj edhe rivaliteti i brendshëm i pjestarëve të së njëjtës rrymë, pavarësisht se në çfarë fushe, aq më tepër në art, është i mirëfilltë duke gjykuar të paktën edhe nga përçarjet e rrymat e shumta, që ndeshen në botën artistike.
Një ilaç kundër osteoporozës gjithashtu mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit. Sipas një studimi të ri, ilaçi i quajtur Zometa, kur injektohet ne venat e grave me kancer në gji, mund veprojë krahas kimoterapisë për të ndihmuar në tkurrjen e tumorit.
Ulja drastike i nivelit lartë të kolesterinës ndihmon pacientët me diabet për të përmirësuare gjendjen e artereve të tyre. Kështu thuhet në një studim i kryer nga shkencëtarët e Institutit kombëtar kundër sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe gjakut. Tek pacientët që e ulën nivelin e kolesterinës së keqe në 70, trashësia e artereve u pakësua dukshëm, 
Një studim ri arrin në përfundimin se grate e moshuara përfitojnë një sërë të mirash nga terapia me hormone, dhe shumë prej tyre i ndjenë këto përfitime edhe për një kohë të gjatë pas menopauzës. Rezultatet e këtij studimi përbëjnë një siguri më shumë për mjekët të cilët kanë trajtuar për vite grate që vuajnë nga sipmtomat e menopauses.
Ekspertët thonë se në botë ka të paktën 30 milionë vetë që jetojnë me Dementia, simptomë e Alcajmerit që shkakton humbje kujtese. Në vitin 2050 ky numër mund të arrijë në 100 milionë. 
Një kompjuter i ri që mundëson paraqitjen shumë dimensionale të trupit të njeriut shumë shpejt mund të përdoret nga mjekët për të pare nga brenda organizimin e pacientëve. Kjo paisje e re është zhvilluar nga shkencëtarët pranë universitetit të Kalgarit në Kanada.