Zëri i Amerikës
Rreth 10 milionë gra e një milionë burra në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga anoreksia, që shkaktohet nga gjendja psikike. Megjithëse ky çrregullim vihet re më shumë në vendet perëndimore, edhe njerëzit në vendet në zhvillim vuajnë prej saj.Pamjet e modeleve në revista janë imazhe që ndikojnë mënyrën se si gratë e vajzat shohin veten e tyre. Duke parë këto imazhe të bukurisë, edhe ato duan të duken elegante.
Studimet tregojnë se 80 përqind e vajzave dhe grave amerikane janë të pakënaqura me trupin e tyre. Megjithëse shumë prej tyre nuk preken nga anoreksia.
Anoreksia është një sëmundje psikike dhe mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Njerëzit e prekur prej saj mendojnë se janë mbipeshë edhe nëse kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk hanë dhe e stërmundojnë trupin me ushtrime fizike. Anoreksia mund të çojë në kequshqim, osteoporozë dhe probleme në zemër. Anoreksia mund t’a shtyjë pacientin edhe në vdekje të parakohëshme ose vetvrasje.
Toni Saiber e kuptoi se kishte nevojë për ndihmë kur doli nga gjëndja e komës e shkaktuar nga anoreksia. Ajo thotë se kur njeriu fillon të bjerë nga pesha, ai/ajo mbushet me një ndjenjë euforie dhe kjo bën të mos ndalet.
Ekspertëtë thonë se shkaktarë të anoreksisë janë mungesa e besimit në vetvete, vështirësitë në marrëdhënie me njerëzit si dhe trysnia kulturore. Mjeku psikiatër Xhorxh Groves kujton rastin e një vajze 23 vjeçareje. Ajo ishte e gjatë 1 metër e 79 centimetra dhe peshonte 25 kilogram e gjysëm. Ajo dukej sikur sapo kishte dalë nga ndonjë kamp përqëndrimi dhe prap këmbëngulte se kishte nevojë të binte nga pesha pasi i dukej vetja e shëndoshë.
Anoreksia është e vështirë për t’u trajtuar. Ekspertët thonë se vetëm 25 përqind e pacientëve me anoreksi mund të trajtohen suksesshëm nëse trajtimi fillon në kohë.
Mjekja Denise Uilfli pranë universitetit Uashington në Saint Luis është duke kryer një studim mbi anoreksinë, për të njëjtësuar mënyrat më të efektshme të trajtimit nga ky çrregullim psikik.
Te flasesh per shendetin eshte rrespektim ndaj vehtes e shoqerise per nje te ardhme me te mire e te shendeteshme. Shendeti i mire, e mendja e shendoshe e progresive i sherben te ardhmes se ndritur e Paqes ne Bote. Rrespekte e pergjithmone rrespekte per JU e stafin Tuaj
Koment nga petrit — Janar 7, 2009 @ 12:50 pm |