Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 3, 2009

Ushtrime fizike me recetë doktori

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:06 pm
Tags: , ,


recete-genericGjithkush e di se ushtrimet fizike janë të rëndësishme për shëndetin, por pak njerëz e bëjnë aktivitetin fizik një përparësi. Një studim i kohëve të fundit tregon se dhënia e një recete për fizkulturë mund t’a motivojë pacientin që të kryejë ushtrime fizike për rreth një vit.Sipas statistikave qeveritare, rreth 65 përqind e amerikanëve të rritur nuk kryejnë masën e rekomanduehsme të ushrimeve fizike. Kryerja rregullisht e ushtrimeve fizike pakëson rrezikon për t’u prekur nga sëmundje të zemrës dhe kanceri, por megjithatë shumë vetë vazhdojnë të mos i kushtojnë rëndësi. Sipas një studimi në Zelandën e re, rekomandimi me recetë i  ushtrimeve fizike mund t’i ndihmojë njerëzit të bëhen më aktivë. Autorët e studimit, vëzhguan  një mijë gra të moshës nga 40 në 74 vjeç, të cilat e pranonin se bënin një jetë të plogësht. 500 prej tyre nuk iu dha asnjë udhëzim, ndërsa 500 të tjerave iu dha recetë me rekomandimin që të kryenin ushtrime fizike të paktën 150 minuta në javë. Këshillues me telefon i ndihmuan këto gra për të vendosur llojin më të mirë të ushtrimeve fizike për arritur objektivin e tyre.

Pas një viti, 43 përqind e grave që iu dha recetë për fizkulturë, kryenin 30 minuta ushtrime fizike në 5 ditë të javës, krahasuar me 30 përqind të grave që nuk ishin udhëzuar. Gjithashtu, gratë që kryenin ushtrime fizike ishin më mirë se të tjerat përsa i përket shëndetit fizik e mendor.

About these ads

1 Koment »

  1. jeni nishan

    Koment nga elvisdida — Shtator 26, 2010 @ 5:00 pm | Përgjigje


Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Create a free website or blog at WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 51 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: