Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 9, 2009

Një operacion i suksesshëm në shtyllën kurrizore

Filed under: Histori,Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 5:29 pm

Astrit Lulushi, Uashington

spine_curves_ofPak kilometra nga Kamenica, në pjesën lindore të Kosovës, në fshatin Novo Sellë, afër kufirit me Serbinë, Kaltërina Rullani jeton bashkë me familjen e saj. Kaltërina tani 16 vjeçe, prej vitesh vuante nga një deformim në shtyllën kurrizore. Pak muaj më parë ajo i nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në spitalin Johns Hopkins në Baltimor të Shteteve të Bashkuara.  Operacioni i ka dhënë nji cili i ka dhënë drejtim tjetër më  optimist jetës së saj. ” Dhimbje kam pasur në boshtin kurrizor. E kam ditur se në Amerikë po shkoj për shërim, e kam ditur se do të hyj në operacion, por se do të shërohem 100 përqind, nuk e kishabesuar. Kur u ngrita në këmbë dhe pashë veten në pasqyrë, u befasova. Jam shumë e lumtur, Tani jam si të gjitha shoqet e mia”.

Rasti i Kaltërinës u zbulua nga doktor Bob Muncinger, kur ai ndodhej me shërbim bashkë me trupat paqeruajtëse amerikane ne Kosovë, menjëherë pas çlirimit nga pushtimi serb. Doktor Muncinger, i cili kishte kryer praktikën mjekësore ne spitalin Johns Hopkins  nëBaltimor të shtetit Maryland, mori përsipër shpenzimet e udhëtimit të Kaltërinës nga Prishtina në Baltimor.  Administrata e spitalit mbuloi shpenzimet e qëndrimit, ndërsa mjeku kirurg Paul Sponseller dhe grupi i mjekëve të departamentit të ortopedisë vendosën t’a kryenin operacionin falas.

Kirurgu i Kaltrinës, doktor Sponseller, thotë se operacionet në shtyllën kurrizore, si ky i Kaltërinës, janë me shumë rrezik; pacientët mund të mbesin edhe të paralizuar. Ndoshta kjo ka qenë edhe një nga arsyet  përse Kaltrina kishte mbetur pa u trajtuar. Asnjë mjek nuk e merrte përsipër trajtimin e saj.

Doktor Sponseller  thotë se po të mos ndërhyhej në boshtin kurrizor të Kaltërinës, ajo do të deformohej edhe më shumë, mushkëritë e saj do të shtypeshin dhe probleme edhe më të rënda shëndetsore  do të pasonin. Gjatë operimit mjekët përdorën rreth 24 vida përgjatë shtyllës kurrizore si dhe dy shufra të gjata në të dy anët e shtyllës për drejtimin e saj. Pas 8 orësh, operacioni përfundoi me sukses të plotë. Nga drejtimi i shtyllës kurrizore Kaltërina përftoi një zgjatje trupore prej disa centimetrash.

Në një bisedë me Zërin e Amerikë, Kalërina tha: “E falenderoj shumë mjekun i cili më ka operuar, doktor Sponsellerin, falenderoj edhe Bob Muncingerin me të cilin kam marrë rrugë për në Amerikë dhe po ashtu i falenderoj të gjithë mjekët në spitalin e Amerikës. Tash ndihem shumë mirë, nuk kam dhimbje. Ka katër ditë që kam filluar të shkoj edhe në shkollë. Ndihem shumë mirë. Jam shumë e lumtur”.

Kaltërina u operua në dhjetor të vitit 2008. Në vitim 2009, ajo erdhi sërish në Baltimor për kontroll mjekësore. Mjekët që operuan Kaltërinën besojnë se së shpejti ajo do të jetë në gjendje të ecë drejtë, pa asnjë shenjë që do t’a dallonte atë nga shoqet e saj.  E vetmja gjë që mjekët në Baltimor kërkojnë nga Kaltërina është që kur të kthehet në Kosovë,  herë pas here ajo t’u dërgojë radiografi të boshtit të kurrizit. Në këtë mënyrë mjekët në Amerikë do të kenë mundësi te shohin ecurinë e shërimit të saj të plotë.

Kaltrina dhe familja e saj janë shumë mirënjohës ndaj mjekëve amerikanë, angazhimi i të cilëve hapi një perspekivë të re për këtë vajzë dhe familjen e saj, ashtu si angazhimi i Shteteve të Bashkuara në Kosovë hapi një kapitull të ri për këtë vend, dhe për shqiptarët në përgjithësi.

About these ads

7 Koment »

  1. Se pari ju pershendes dhe ju uroj shum suksese me te ardhmen e shpejt. Te shpetojsh nje njeri don te thote e ke shpetuar tere njerezin, pershkak vleres se madhe qe ka individua njeri…. Mendoj se te njejten diagnoze te deformimit te boshtit kurrizor eshte evidentuar edhe tej nje vajz e familjes sime, dhe shum ankon edhe ajo nga situata e nderlikuar, ajo i ka 19 vjet, kisha dashur te pyes apo te ndodhet dikush qe ka mundesi qe te me udhezon se si tia gjejme nje forme per ti ndihmuar kesaj vajzeje. ajo eshte lakuar kah ana e majte e trupit….
    Nese keni mundesi te me udhezoni apo te na ndihmoni na shkruani ne e-mailin e shenuar me lart reshati7@hotmail.com.

    Urime urime urime te gjitheve dhe suksese mjekeve qe ndihmojne ne menyre humanitare, Zoti i ndihmofte te gjitheve qe kane nevoje…

    Koment nga Reshat Ibsishi — Shkurt 24, 2009 @ 3:40 pm | Përgjigje

  2. Z.Astrit Lulushi,

    Ju pergezoj per weblogun tuaj.Ishte me te vertete mjaft i kendshem.Une qe po ju shkruaj quhem Jana Nano dhe jam nje studente e Fakultetit te Mjekesise ne Universitetin e Tiranes. Une drejtoj gazeten e ketij fakulteti e cila quhet”Almedicus”.Teksa lexoja materialet tuaja mendova neqoftese do te ishte e mundur te botonim ndonje prej tyre sepse ishin me te vertete shume interesante.Kuptohet qe autoresia juaj do te ruhet.
    Duke pritur pergjigje nga ju, ju uroj pune te mbare!

    Koment nga Jana — Mars 2, 2009 @ 6:48 pm | Përgjigje

    • Jana,
      me shume kenaqesesi, nga ky blog mund të merrni per botim cdo informacion a shkrim qe u pershtatet nevojave a shijeve te revistes dhe lexuesve tuaj.
      Respekte,
      Astriti

      Koment nga astritlulushi — Dhjetor 3, 2010 @ 2:38 am | Përgjigje

  3. me vjen mire qe operacioni ka dal me sukses dhe qe goca gezon shendet te plote..po do ju lutesha te me mundesonit ndonje kontakt apo email te doktorit,gjithmone nese eshte e mundur…

    Koment nga ardita baci — Qershor 17, 2012 @ 9:15 pm | Përgjigje

  4. Jam tejet lumtur per Kaltrinen falenderimi i takonAllahut zotit te boteve ,pa ndihmen e tij nuk mund ti ndihmoj askush .Pastaj falenderojme mjeket te cilet me te vertet kan dhen nje mund te mad.h

    Koment nga dita — Janar 8, 2013 @ 10:44 pm | Përgjigje

  5. Një ndër gjërat që çdo njeri e bën të ndehet keq janë defektet fizike aq më tepër në një moshë kaq të re sa është Kaltrina.Fal zotit dhe këtyre mjekëve me emër që e shpëtuan Kaltrinën nga ajo dhimbje shpirtërore që ajo ka ndjerë ajo për vite me radhë.Uroj një jetë të shumë të gjatë këtyre mjekëve kaq të zotë dhe kaq humanë që ne na mungojnë shumë në Shqipëri.

    Koment nga majlinda dona — Qershor 29, 2013 @ 11:34 am | Përgjigje

  6. persh,jam nje vajze 21 vjec qe
    vuaj nga kjo semundje,pa
    mundesia e familjes time per
    te me kuruar nuk kam kryer
    kete operacion,ju lutem
    mundd te me jepni informacione me shum rreth
    ketij operacioni,pres me pa
    durim,pergjigjen tuaj

    Koment nga Landi — Gusht 16, 2013 @ 3:34 pm | Përgjigje


Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 53 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: