Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 17, 2009

Migrena lidhet me çrregullimin mendor

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 7:39 pm
Tags: , , ,


brainNjë studim i ri tregon se dhimbjet e kokës nga migrena dhe sëmundjet mendore ndonjëherë shkojnë krah për krah. Mjekët morën në shqyrtim mbi 600 persona me migrenë dhe panë se ata ndodheshin në një shkallë më të lartë rreziku për t’u prekur nga një sërë çregullimesh mendore, përfshi depresion, sulme paniku dhe fobia apo frika.Kokëdhimbjet nga migrena janë të zanonëshme. Një në çdo 10 persona vuan prej tyre. Por studimi i ri lë të kuptohet se migrena gjithashtu mund të ketë lidhje me çrregullimet e shëndetit mendor.

Një studim ku u përfshinë mbi 4 mijë persona arriti në përfundimin se ata që vuanin nga migrena kishin dy herë më shumë gjasa të prekeshin nga një çrregullim mendor. Për shembull, ata që vuajnë nga migrena kishin 2 herë më shumë të ngjarë të prekeshin nga depresioni, 3 herë më shumë gjasa të prekeshin nga çrregullimi bipolar dhe 4 herë më shumë gjasa të provonin agorofobinë ose frikën për t’u larguar nga shtëpia.

Në shumë raste, pacientët kishin dhimbje koke para se të shfaqnin probleme mendore, çka lë të kuptohet se migrena mund të jetë shenjë e afrimit të çrregullimit mendor.

Shkencëtarët mendojnë se jonormalitete në kimikatet e trurit mund të bëhen shkak për dhimbjet e kokës dhe çrregullim psikiatrik. Ata gjithashtu thonë se depresioni e ankthi dhe jo kokëdhimbja, mund të jenë shkaktarët kryesorë të vështirësive të përditëshme të atyre që vuajnë nga migrena. Mjekët thonë se trajtimi njëkohësisht i migrenës dhe problemeve të shëndetit mendor do të përmirësonte jetën e pacientëve që vuajnë nga kombinimi i këtyre problemeve.

About these ads

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. URL Pasgjurmimi

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 43 other followers

%d bloggers like this: