Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 24, 2009

Kanceri në pankreas

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:43 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

pancreas1Kanceri në pankreas është tepër i rrezikëshëm. Vetëm 5 përqind e pacientëve mund të jetojnë për 5 vjet nga dita e diagnostikimit me këtë kancer. Në muajin shkurt, anëtarja e gjykatës së lartë  amerikane,  Ruth Bader Ginsburg iu nënshtrua një operacioni për heqjen e kancerit nga pankreasi dhe sipas ekspertëve, shanset e saj për t’u shëruar janë të mira. Kanceri në pankreasin e saj u zbulua në fazën më të herëshme para se të fillonte të përhapej. Pankreasi është një organ tepër në brendësi dhe sipas ekspertëve, një tumor në pankreas mund të jetë rritur shumë para se tek pacienti të shfaqen simptomat e para të jashtme. Pankreasi fshihet pas stomakut, prandaj edhe tumori është vështirë të zbulohet, thotë doktor Muhamet Kalan pranë shkollës mjekësore të universitetit Xhorxh Uashington, këtu në kryeqytetin amerikan.

Mjekët e zbuluan tumorin në pankreasin e gjykatëses së lartë, nëpërmjet një skanimi. Tumori ishte beninj -  pa rrezik për t’u përhapur a shumëfishuar -  por gjatë operacionit për heqjen e tij, kirurgët gjetën edhe një tumor tjetër më të vogël që ishte malinj, i keq. Por ky tumor ishte në fazën e tij më të herëshme, dhe mjekët thonë se prognozat e shërimit të gjykatësës Ginsberg  janë të mira.

Ndërkohë në Houston, mjekja Xhoan Bull pranë universitetit të Teksasit përdor një mënyrë trajtimi duke kombinuar kimoterapinë me temperaturën e lartë që ajo shkakton artificialisht në trupin e pacientëve  të  saj me kancer në pankreas. Ajo thotë se  temperatura e lartë trupore ndihmon për të luftuar infeksionin në organizëm, prandaj beson se përdorimi i temperaturës trupore mund të ndihmojë për të luftuar kancerin. Mjekja Bull thotë se deri tani terapia me temperaturë trupore ka ndihmuar në zgjatjen e jetës të disa pacientëve me kancer në pankreas.  Terapia me temperaturë, thotë ajo, nuk është kurë, por vetëm ndihmon, sepse e vetmja mënyrë për shërimin nga kanceri i pankreasit është heqja e tumorit me operacion, kur ky zbulohet në fazën e herëshme, para se të fillojë të rritet e përhapet.

3 Koment »

  1. ju lutem per ndihmete nje pacienti 55 vjeqar i semure nga ..tumori ne pankreas.. eshte 5 anetar pa asnje te punesuar.Eshte bere operacion duke i ndihmuar miqte por tashti per terapiat mjeksore te ma tjetushme nuk ka te holla lu lutem nese ka mundesi ndonje shoqate me i ndihmue keti njeriu.ju faleminderit per mirkuptim. i semuri Bahtir zeqiri fshati sllovi lipjan

    Koment nga bahtir — Maj 21, 2010 @ 8:00 am | Përgjigjjuni

    • R

        kam nje te njohur 47 vj…femer eshte bere operacion nga pankerasi para 3 vj..mbas 2 vj… eshte bere prap ne kolit..diabetin dhe yndyrat i ka shume te larta tani del qe ka dhe kiste ne miter..akoma nuk po kupoj nga se i shkaktohen keto semundje ndoshta mga pankreasi…faleminderit, ana.

      Koment nga ana ana — Shtator 25, 2010 @ 6:01 am | Përgjigjjuni

  2. pershendetje te me ndihmoni prindri im e kan konstatu mjeket qe ka tumor ne pankrejas por tumorin e ka ne bisht edhe ne bark te bankrejasit sa kam mundur ti kuptoj por ju lutem dua te di me ket diagnoz edhe sa ka jet per me jetu dhimt non stop ka tash i ka kalu ne veshk tu ja demtu ai tash ka fillu duke e demtu ju pershendes shum tlutem nese ben te ma kthesh pergjigjen me mundesit e tua faliminderit shum

    Koment nga blerina — Prill 10, 2011 @ 5:40 pm | Përgjigjjuni


Prurje RSS për komente në këtë postim. URL Pasgjurmimi

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 25 other followers