Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri tregon se njerëzit që skuqen në fytyrë pasi kanë pirë një gotë pije alkoholike, mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri në ezofag. Shkencëtarët thonë se nevojiten studime më të thella për të arritur në përfundim të plotë, ndërkohë që kanceri në ezofag vazhdon të mbetet një prej kancereve me rritje të shpejtë në Shtetet e Bashkuara. Rastet e prekjes nga ky lloj kanceri shtohen çdo vit deri në 500 përqind.
Nga kanceri në ezofag preken kryesisht burrat dhe ky lloj kanceri është dy herë më vdekjeprurës sesa melanoma apo kanceri në lëkurë. (më tepër…)
Paraja nuk vlen; me të nuk mund të blihet as dashuri e as shëndet, nëse ju pini duhan. Ky është përfundimi i një studimi që u krye nga një grup mjekësh në Skoci. Sipas studimit, njerëzit me paga të larta, por që pinin duhan kishin më shumë të ngjarë të vdisnin më herët sesa ata që merrnin paga më të ulta por nuk pinin duhan.
Ngarja e makinës mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, jo vetëm për shkak të ndonjë aksidenti. Sipas një studimi, trafiku rrugor mund të nxisë goditjet në zemër. Mjekët në Gjermani intervistuan pacientë me goditje në zemër dhe zbuluan se shumë prej tyre kishin gjasa të fillonin të ndjenin simptoma të ngacmimeve në zemër..
Shkencëtarët shqetësohen se rastet e mbipeshës në radhët e të rinjëve nën moshën 20 vjeçare po vijne duke u shtuar. Sipas tyre, kjo rritje ndikohet edhe nga takti apo mënyra se si u thuhet pjestarëve të kësaj grupmoshe se ata janë mbipeshë. Mbipesha trupore është një problem shqetësues mes të rinjëve e të rejave amerikane. 1 në çdo 5 prej tyre janë mbi peshë.
Kërkime të reja në këtë fushë tregojnë se zemërimi prish qëndrueshmërinë e valëve elektrike të zemrës, gjë që mund të shkaktojë çrregullim të ritmit në rrahjet e zemrës. Ritmi jo normal mund të shpjegojë arsyen përse ndonjëherë zemra pushon papritur kur njeriu përballet me tronditje, dëshpërim të thellë a stres ekstrem.
Sipas statistikave, rreth 16 milionë amerikanë praktikojnë jogën – ushtrime fizike e mendore që e kanë prejardhjen nga India më shumë se 3 mijë vjet më parë. Gjithashtu, shumë amerikanë i përdorin ushtrimet e jogës si mënyrë alternative për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.
Ndjekja e një diete të llojit mesdhetar mund të ndihmojë mbrojtjen e trurit nga plakja. Shkencëtarët morrën në shqyrtim një grup të moshuarish me funksion normal mendor dhe një grup tjetër të moshuarish që kishin probleme.
Gjatë një simpoziumi organizuar nga korporata amerikane Gen-Probe në San Diego, një grup shkencëtarësh shpallën se kanë zhvilluar nje mënyrë të re për analizën e urinës, që mund të përmirësojë dukshëm diagnostikimin e kancerit në prostat.
Njerëzët që ndjejnë dhimbje në shtyllën kurrizore shkojnë tek mjeku duke menduar se shkaku i dhimbjeve mund të zbulohet nëpërmjet një skanimi. Por kërkimet në këtë fushë tregojnë se skanimet rutinë nuk ndihmojnë edhe aq shumë sepse rezultatet e këtyre analizave nuk përmirësojnë mënyrat e trajtimeve.
Një studim ku u përfshinë 160 mijë gra tregoi se marrja e multi vitaminave nuk pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjeve është marrja e vitaminave nga frutat dhe perimet.