Astrit Lulushi’s Blog

31 Mars, 2009

Kanceri në ezofag

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 1:36 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

esophagusNjë studim i ri tregon se njerëzit që skuqen në fytyrë pasi kanë pirë një gotë pije alkoholike, mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri në ezofag. Shkencëtarët thonë se nevojiten studime më të thella për të arritur në përfundim të plotë, ndërkohë që kanceri në ezofag vazhdon të  mbetet një prej kancereve me rritje të shpejtë në Shtetet e Bashkuara. Rastet e prekjes nga ky lloj kanceri shtohen çdo vit deri në 500 përqind.
Nga kanceri në ezofag preken kryesisht burrat dhe ky lloj kanceri është dy herë më vdekjeprurës sesa melanoma apo kanceri në lëkurë. (more…)

Paraja, shëndeti dhe duhani

Filed under: Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 11:12 am
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

money_up_in_smoke_o3q8Paraja nuk vlen;  me të nuk mund të blihet as dashuri e as shëndet, nëse ju pini duhan. Ky është përfundimi i  një studimi që u krye nga një grup mjekësh në Skoci. Sipas studimit, njerëzit me paga të larta, por që pinin duhan kishin më shumë të ngjarë të vdisnin më herët sesa ata që merrnin paga më të ulta por nuk pinin duhan. (more…)

Trafiku rrugor dhe goditjet në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 11:03 am
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

traffic_21Ngarja e makinës mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, jo vetëm për shkak të ndonjë aksidenti. Sipas një studimi, trafiku rrugor mund të nxisë goditjet në zemër. Mjekët në Gjermani intervistuan pacientë me goditje në zemër dhe zbuluan se shumë prej tyre kishin gjasa të fillonin të ndjenin simptoma të ngacmimeve në zemër.. (more…)

Blog te WordPress.com.