Astrit Lulushi’s Blog

Prill 7, 2009

Efekti i terapisë me aspirinë varet nga doza

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:39 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

aspirinKohët e fundit, një komision i qeverisë amerikane  mbi shëndetit doli me disa udhëzime lidhur me terapinë me aspirinë si mënyrë për pakësimin e sëmundjeve në zemër dhe goditjeve në tru. Në raportin e këtij komisioni thuhet se aspirina pakëson dukshëm rrezikun e goditjeve në zemër  tek burrat dhe të goditjeve në tru tek gratë e moshës së mesme. Ekspertët thonë se edhe shumë të moshuar mbi 65 vjeç duhet të marrin çdo ditë dozë të ulët aspirine nëse nuk janë në rrezik të lartë për hemoragji të brendshme, një prej pasojave anësore e terapisë me aspirinë.

Në raportin e komisioni qeveritar mbi shëndetin theksohen këshillat mbi terapinë  me aspirinë për burra e gra të moshës së mesme. Gjatë shqyrtimit të shumë rasteve, ekspertët vunë re se marrja e një aspirine në ditë është e këshillueshme për burrat mbi 45 vjeç dhe për gratë mbi 55 vjeç, duke patur parasysh se rreziku për sëmundje kardiovaskulare është më i lartë sesa rreziku për hemoragji të brendëshme, një pasojë anësore e rrallë, por me komplikacione të rënda  e trajtimit me aspirinë.

Studimet tregojnë se marrja e përditëshme e aspirinës pakëson goditjet në zemër tek burrat dhe goditjet në tru tek gratë me faktorë të rrezikshëm për sëmundje të zemrës, siç janë mosha e vjetër, diabetet dhe nivelet e larta të kolesterinës ose të presionit të gjakut.

Por sipas të dhënave qeveritare, terapia me aspirinë përdoret nga vetëm 16 përqind e të rriturve me faktorë të shumëfishtë rreziku për sëmundje në zemër.

Në raportin e komisionit qeveritar mbi shëndetin nuk trajtohet një nga çështjet kryesore se cila është doza më e përshtatëshme e aspirinës për të parandaluar goditjet në zemër ose në tru. Shumë ekspertë  besojnë se doza më ideale, është doza e aspirinës që u jepet foshnjeve,. Kjo sasi aspirine, thonë ekspertët, është e efektshme kundër sëmundjeve të zemrës dhe me rrezik të ulët për hemoragji të brendshme.

About these ads

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Create a free website or blog at WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 53 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: