Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Në Shtetet e Bashkuara, gjithnjë e më shumë prindër nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër sëmundjeve ngjitëse, por një studim i kohëve të fundit tregon se zonat e banimit ku prindërit kundërshtojnë vaksinimin janë më të pambrojtura nga shpërthimi i sëmundjeve infektive. (më tepër…)
Grupi i barnave Statin për uljen e kolesterinës mund të ndihmojë për uljen e rrezikut të goditjeve në tru. Gjatë një studimi, botuar në numrin e fundit të revistës mjekësore Lancet Neurologji, shkencëtarët analizuan provat klinike tek pacientët që ishin trajtuar me barna Statin dhe vunë re se rreziku ndaj një goditjeje në tru ishte paksuar 20 përqind.
Në Uashington, u hap këto ditë një ekspozitë me punime të 5 piktorëve nga Kosova; Shyqri Nimani, Shaip Çitaku, Nexhmie Çerkezi, Enver Rakovica dhe Veli Blakçori. Ekspozita mban titullin Pentakos – Pesë nga Kosova, dhe megjithëse e përbashkët, ështe shprehje individualiteti në moshë, gjini, mendim e stil artistik i të pesë piktorëve nga Kosova.
Studime rreth diabetit kanë lënë të kuptohet se niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shtojë gjasat për prekje nga dementja, ndërsa tani studimi i ri tregon se edhe niveli i ulët i sheqerit mund të sjellë të njëjtat pasoja. Mjekët morrën në shqyrtim mijëra pacientë me diabet të tipit dy dhe panë se ata që ishin shtruar në spital për shkak të nivelit të ulët të sheqerit në gjak, kishin më shumë gjasa për t’u prekur nga dementja.
Ndërsa stina e verës po afron, njerëzit përgatiten për gatime duke përdorur zgarrën për të pjekur mishra të ndryshëm. Mishi i pjekur në zgarrë është i shijshëm, por kur piqet shumë ai mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin. Një studim i kryer nga shoqata amerikane e kërkimeve në fushën e kancerit tregon se pjekja e tepërt e mishit në zgarrë
Sipas një studimi të ri, një ilaç i quajtur Valproate mund të ulë shkallën e inteligjencës tek fëmijët, nëse ky ilaç merret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë. Shkencëtarët thonë se gjatë periudhës së shtatzënisë, por edhe para saj, gratë duhet t’a shmangin këtë ilaç nëse është e mundur. Valproate u jepet personave që vuajnë nga epilepsia.
Acidi folik, i rëndësishëm për parandalimin e lindjeve defektoze, mund të ndihmojë gjithashtu për të luftuar astmën dhe alergjitë, thuhet në një studim botuar në revistën mjekësore të imunologjisë. Gjatë studimit, mjekët morrën në shqyrtim mbi 8 mijë persona dhe vunë re se ata që kishin nivele të larta folati në gjak
Rezultatet e përbashkëta të tre studimeve të reja në fushën gjenetike kanë njëjtësuar gjenet përgjegjës kryesorë që shkaktojnë autizmin, një çrregullim neurologjik. Sipas revistës Nature – Anale të Gjenetikës, shumë ndryshime që ndodhin tek gjenet që janë përgjegjës për formimin dhe mirëmbajtjen e lidhjeve midis pjesëve të trurit,
Të dhënat tregojnë se rritja e taksës së duhanit shkurajon njerëzit të mos pijnë cigare. Disa tani mendojnë se e njëjta strategji mund të përdoret edhe kundër mbipeshës trupore, duke vënë taksa të larta ndaj disa lloj ushqimesh. Fëmijët amerikanë aktualisht pijnë më shumë pije të ëmbëla se sa qumësht.
Disa studime kanë treguar se mes të rinjëve është pakësuar marrja e steroideve anabolikë – barna për formimin e muskujve, imitues të testo-steroneve. Por shkencëtarë të tjerë thonë se problemi vazhon të jetë mbizotërues mes kësaj grupmoshe. Ndërkohë, sipas një studimi të fundit mbi steroided anabolikë, marrja e shpeshtë e tyre mund t’a bëjë organizmin të varur, njësoj si njësoj si droga.