Astrit Lulushi’s Blog

Maj 12, 2009

Acidi folik edhe kundër astmës e alergjive

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:07 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Folic AcidAcidi folik, i rëndësishëm për parandalimin e lindjeve defektoze, mund të ndihmojë gjithashtu për të luftuar astmën dhe alergjitë, thuhet në një studim botuar në revistën mjekësore të imunologjisë. Gjatë studimit, mjekët morrën në shqyrtim mbi 8 mijë persona dhe vunë re se ata që kishin nivele të larta folati në gjak ishin më pak në rrezik për t’u prekur nga simptomat e astmës dhe alergjisë. Acidi folik quhet gjithashtu edhe vitaminë B9, marrja e së cilës është e rëndësishme për shëndetin e qelizave të reja në organizëm. Kur vitamina B9 merrret nga grate shtazëne, ajo ndihmon për pakësimin e gjasave të defekteve të shtyllës kurrizore tek foshnjet e palindura.

Por studimi i ri lë të kuptohet se vitamina B9 mund të pakësojë edhe rrezikun e prekjes nga astma dhe alergjitë.
Mjekët pranë universitetit Xhons Hopkins ekzaminuan të dhënat mjekësore të më shumë se 8 mijë personave nga mosha 2 vjec deri më 25 vjeç. Shkencëtarët arritën në përfundimin se personat me nivele të larta acidi folik në gjak kishin më pak gjasa të shfaqnin simptoma të astmës dhe alergjive. Gjatë analizave të gjakut, sistemet e tyre imunitare treguan më pak shenja të ndjeshmërisë alergjike.

Shkencëtarët thonë se është herët të këshillohet që njerëzit të marrin acid folik shtesë në formë tabletash për të pakësuar rrezikun ndaj astmës dhe alergjisë, por ata po planifikojnë një studim për të shqyrtuar këtë çështje.

Por acidi folik mund të merret edhe nëpërmjet ushqimeve. Ekspertët thonë se nënproduktet e drithrave, perimet jeshile si sallata e spinaqi, frutat dhe lloje arrash janë të pasur me acid folik.

2 Koment »

  1. jeni me te miret pershendetje nje nga rubrikat me te mira te rejat nga mjeksia.

    Koment nga GAZMEND — Tetor 24, 2010 @ 6:10 pm | Përgjigjjuni

  2. po nese acidi folik eshte me teprice?

    - Cdo gje me teprice, nuk eshte e mire, mendoj. Por per kete ceshtje, specialisti mund te t’ju jape nje pergjjigje me te sakte.
    al.

    Koment nga tea — Shkurt 7, 2012 @ 10:13 pm | Përgjigjjuni


Prurje RSS për komente në këtë postim. URL Pasgjurmimi

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 25 other followers