Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Për të patur një zemër të shëndetëshme, duhen luajtur këmbët, thuhet në një studim të kohëve të fundit. Ecjet e gjata që ndihmojnë për djegjen e kalorive mund të përmirësojnë faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës. Madje ecje të tilla, sipas studimit, rekomandohen edhe për personat që sapo kanë kaluar një sëmundje kardiake (më tepër…)
Ligjet kundër shitjes së cigareve për fëmijët ose të rinjtë nën moshën e lejuar, kanë ndihmuar në uljen e numrin e atyre që pijnë duhan mes kësaj grupmoshe në Shtetet e Bashkuara. Sipas një studimi të ri, zbatimi i këtyre ligjeve kundër duhanit u përmirësua dukshëm nga midis viteve 1997 – 2003, duke bërë që pirja e duhanit mes 15 vjeçarëve të ulet 20 përqind.
Një provim i thjeshtë prej 15 pikësh mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të Alcajmerit tek të moshuarit. Në bazë të këtij provimi, personat që marrin më pak pikë ndodhen në rrezik më të ulët për t’u prekur nga kjo sëmundje. Studimet tregojnë se terapia me barna kundër alcajmerit është më e suksesshme kur ajo fillon