Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Prej kohësh, shkencëtarët e dijnë se mungesa e vitaminës D çon në sëmundje të kockave si rakitizmi. Por tani ata kanë gjetur edhe lidhjen midis nivelit të ulët të vitaminës D dhe një numër sëmundjesh, përfshi kancerin. Trupi e njeriut krijon vitaminë D nëpërmjet kontaktit me rrezet e diellit, (më tepër…)
Stina e verës është një periudhë kur njerëzit shkojnë për pushime nga një vend në tjetrin. Dhe shpesh ata shqetësohen nëse janë të mbrojtur nga mikrobet kur kryejnë udhëtime të gjata dhe u duhet të qëndrojnë për shumë orë në mjedise të mbyllura si në aeroplan, tren a autobus.
Tajlenoli (Tylenol) që përdoret shpesh kundër dhimbjeve mund të shkaktojë dëme të rënda të mëlçisë. Në këtë kuadër, agjencia e ushqimeve dhe barnave bën thirrje për një kujdes më të madh ndaj përdorimit të këtij ilaçi, por ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar.
Shkencëtarët thonë se mbipesha trupore gjatë periudhës së adoleshencës lidhet me rrezikun e prekjes nga kanceri në pankreas në moshë të rritur.