Astrit Lulushi’s Blog

Mars 23, 2010

Kimoterapia, si mënyrë trajtimi edhe për të moshuarit me kancer në zorrën e trashë


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit  kancerin e zorrës së trashë mes sëmundjeve më vdekjeprurëse. Në vitin 2004, rreth 639-mijë njerëz në mbarë botë vdiqën nga kanceri i zorrës së trashë. Në qoftë se diagnostikohet në kohë, ky lloj kanceri mund të trajtohet efektshëm me kirurgji dhe kimioterapi. Por një studim i kohëve të fundit, botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, tregon se pacientëve të moshuar me kancer jo gjithmonë u ofrohet një tjetër mundësi trajtimi që mund të zgjasë jetën e tyre.

Marty Petcoff është operuar nga kanceri në zorrën e trashë që kishte arritur në fazën e tretë.  Kanceri quhet i fazës së tretë kur përhapet përtej shtresave të mesme të zorrës së trashë dhe ka shumë të ngjarë t’i jetë afruar nyjeve limfatike.

Marty është optimist se trajtimi me kimioterapi pas operimit, do të jetë i suksesshëm.

Petcoffi dhe pacientë të tjerë të moshuar jo gjithmonë i nënshtrohen kimioterapisë. Për asrye të moshës, mjekët zakonisht nuk e rekomandojnë.

Shkencëtarët kryen një studim mes 675 pacientë të diagnostikuar me kancerin e zorrës së trashë në fazën e tretë. Të gjithë ata ishin trajtuar me operacion.

Mes 202 pacientëve mbi moshën 75 vjeç, vetëm gjysma (101) u pranuan të trajtoheshin edhe me kimioterapi, një mundësi që iu dha  87 për qind të pacientëve më të rinj në moshë, pjesmarrës në studim.

Dr. Katherine Kahn dhe grupi i shkencëtarëve të korporatës Rand që kryen këtë studim, arritën në përfundimin se pacientët e moshuar që morrën trajtimin shtesë me kimoterapi e përballuan atë njësoj si  pacientët më të rinj në moshë.

Por gjatë terapisë u bënë disa dallime; pacientëve të moshuar iu dha kimoterapi me doza më të vogla dhe për një periudhë kohe më të shkurtër sesa pacientëve më të rinj në moshë.  Por tek pacientët e moshuar u vunë re më pak efekte anësore nga barnat kimoterapike sesa tek pacientë të rinj.

Një anketë mes mjekëve në vitin 2008,  kishte arritur në përfundimin se efektet e mundëshme anësore përbëjnë një arsye që mjekët nuk rekomandojnë trajtim shtesë me kimoterapi për pacientët e moshuar që ishin operuar nga kanceri në zorrën e trashë.

Doktoresha Kahn thotë se dhënat e studimit të fundit tani tregojnë se më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet aftësisë fizike të pacientit për të përballuar kimoterapinë. Mjekët, thotë ajo, nuk duhet të bazohen automatikisht tek mosha e pacientit për të rekomanduar ose jo trajtimin me kimoterapi.

About these ads

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 50 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: