Astrit Lulushi’s Blog

Gusht 10, 2010

Trajtimi i sëmundjes së Parkinsonit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:00 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pacientët me sëmundjen e parkinsonit në shkallë të avancuar që trajtohen njëkohësisht me barna dhe operim të quajtur “stimulim i thellë i trurit”, kanë një cilësi më të mirë të jetës, Por ky operacion nuk është pa rrezik.  Sëmundja e parkinsonit, është një çrregullim i dëmshëm i sistemit nervor. Viktimat preken nga dridhje të trupit, ngërçe të muskujve, humbasin aftësive motorike, dallohen për sjellje të paqëndrueshme, mundohen të flasin por nuk munden dhe çdo gjë i duket e panjohur. Kohët e fundit, studjuesit në Britani ekzaminuan efektet e stimulimit të thellë kirurgjike trurit dhe thonë se ky lloj operacioni mund të jetë mënyrë më e mirë sesa terapia me brana për pacientët me sëmunje të Parkionsonit në shkallë të avancuar.

Në studim u përfshinë 366 pacientë.Ata që u trajtuan me stimulim kirurgjik të trurit dhe me terapi me barna, duket se përfituan më shumë sesa pacientët që u trajtuan vetëm me terapi me barna.

Gjatë stimulimit të thellë të trurit – impulse elektrike dërgohen në zonat e trurit që kontrollojnë lëvizjet. Studimi tregon se kjo mënyrë trajtimi përmirëson dukshëm cilësinë e jetës së pacientëve. Ata janë në gjendje të ruajnë kontrollin e lëvizjeve edhe një vit pas operacionit.

Megjithatë studimi tregoi se 19 për qind e pacientëve të trajtuar me këtë mënyrë stimuluese pësuan një efekt serioz anësor, zakonisht një infeksion, ndërsa një pacienti vdiq.

Por autorët e studimit thonë se rezultatet tregojnë se operacioni për stimulimin e thellë të trurit është një alternativë e rëndësishme për trajtimin e pacientëve me Parkinson të avancuar dhe se duhet të ofrohet për ata pacientë që kanë më shumë gjasa të përfitojnë prej kësaj metode trajtimi, thuhet në studimin e botuar në revistën Lancet Neurology.

About these ads

1 Koment »

  1. alteu rrenqetha mkaft kur e lexova mbi alternativen ei semundjes te parkinsonit.Mendoj se ne te ardhmen do te jete mundshme qe kjo menyre sher eimit sadopak te kesaj semundje/ jete me efikase / Desdoj se do interesoheheni per kete,shume ju faleminderinhiroj tju pyes ne lidhje me semundjen e multiplex scleerozen a ka ndonje studim te rij dhe ndonje alternative te re per i kete semundjesherim.mendoj se do te kemi dic te re mbi ketite. ju je nga Enezafaleminderit.Pershendetje Eneza

    Koment nga neska — Gusht 11, 2010 @ 11:51 am | Përgjigje


Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Get a free blog at WordPress.com

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 51 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: