Astrit Lulushi’s Blog

Nëntor 7, 2010

Çrregullimi bipolar, barnat me të suksesshëm – simptomat dhe trajtimi


Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Çrregullimi bipolar është gjendje depresive emocionale, dhe nëse nuk trajtohet mund të ndikjojë në mënyrën se si njeriu mendon e vepron, në vendimet që merr dhe mënyrën si sillet. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë përjetuar hypomani (mania e madhështisë, eufori), shpesh diagnostikohen me çrregullim bipolar kur provojnë shkallën më të ulët të“hypomanisë”, trishtimin, depresonin. Trajtimi i suksesshëm i çrregullimit bipolar është qëllimi i shumë studiuesve, psikologëve dhe psikiatërve. Brenda pesë viteve të fundit ka patur disa përparime të konsiderueshme në kërkimin drejt gjetjes se shkakut te vërtetë biologjik te çrregullimit bipolar emocional. Ky hulumtim ka çuar në zhvillimin e disa barnave të reja. Disa nga ilaçet më të popullarizuara për trajtimin e çrregullit bipolar emocional janë:

Abilify, ose Aripiprazole, është një anti-psikotik atipik, i miratuar ne vitin 2004 për trajtimin e çrregullimit maniak dhe episode të përziera çrregullimi bipolar, dhe miratuar më tej si një mjekim per kontrollin e çrregullimit bipolar. Ndërsa barnat anti-psikotike përdoren për bllokimin a mbylljen e receptorëve dopamine në tru, Abilify punon duke i bërë receptorët dopamine të sillen më normalisht. Ky stabilizim e bën këtë mjekim ideal për çrregullimin bipolar.

Celexa është një antidepresant që ka disa vite ne qarkullim. Megjithatë, kohët e fundit është perdorur gjithnjë e më shumë për trajtimin e çrregullim bipolar, për shkak të faktit se Celexa eshte provuar të jetë më selektive a e drejtpërdrejtë sesa anti depresantët e tjerë.

Geodon është një anti-psikotik që punon si një stabilizator humori tek pacientët me cregullm bipolar emocional. Gjëja më interesante për këtë ilaç është se ai nuk është i lidhur me shtimim në peshë dhe vepron në të njëjtën mënyrë si Zyprexa qe eshte provuar të jetë një ilaç shumë i suksesshëm për trajtimin e çrregullim bipolar. Megjithatë, ndryshe nga Zyprexa, efektet anësore te Geodon-it janë më të pakta, të buta, dhe nuk përfshijnë shtimin ne peshë.

Wellbutrin, qe shitet edhe si Zyban, u zhvillua fillimisht si një mjekim për të ndihmuar njerëzit per të ndaluar pirjen e duhanit, dhe ka qenë mjaft i suksesshëm ne kete drejtim. Në vitet e fundit, megjithatë, është zbuluar, krejt rastësisht, se ky ilaç është edhe më i suksesshëm si antidepresant kur përdoret per trajtimin e çrregullimit bipolar. Kimikisht, Wellbutrin nuk ka lidhje me ndonjë antidepresant, dhe nuk dihet përse jep rezultate kaq të mira kur përdoret për pacientët bipolar. Një përparësi për Wellbutrin është se nuk ndikon në peshën trupore, që do të thotë se pacientët nuk provojne as humbje e as shtim të peshës trupore.

Kunder  çrregullimit bipolar ka shumë mundësi  a mënyra trajtimi, dhe ndersa shkenca e teknologjia zhvillohen, keto menyra gjithashtu vazhdimisht përmirësohen. Deri tani, trajtimet më të suksesshme janë treguar kur terapia me barna, kombinohet me terapinë me fjalë ose këshillim.

“Nga se shkaktohet çrregullimi bipolar?” është një pyetje e shtruar prej kohësh e me shpegime të ndryshme, duke filluar nga “mungesa e litiumit në tru” e deri tek “kafshim i qenit në fëmijëri”. Dhe sa më shumë studime e kërkime shkencore në këtë fushë, aq më tepër informacione e teori të reja dalin.

Një studim, më i fundit, para disa vjetësh, botuar në “American Journal of Psychiatry” arriti në perfundimin se tek personat me çrregullim bipolar, dy zona kyesore të trurit përmbajnë 30 përqind më shumë qeliza që dëgojnë sinjale tek qelizat e tjera të trurit. Sipas studimit, këto qeliza të tepërta dërguese-sinjalesh mund të krijojnë një stimulim të tepruar të trurit, shenja të çrregullimit bipolar.

Por shumë shkencëtarë mendojnë se sëmundjet mendore si çrregullimi bipolar, shkaktohen nga një kombinim faktorësh biologjikë e psikologjikë –  fizikë e mjedisorë.

Nga studime të shumta, shkencëtarët kanë gjetur të dhëna se shkaqet e çrregullimit bipolar ndikohen nga faktori gjenetik (biologjik). Edhe studime me binjakë kanë treguar se nëse një binjak preket nga çrregullimi bipolar, binjaku tjetër ka 3 herë më shumë gjasa të preket nga i njëjti çrregullim.

Sipas ekspertëve në shkollën mjekësore të Harvardit, shumica e njerëzve me çrregullim bipolar ndjehen të pikëlluar (“depresivë”), shumë më shpesh sesa ndjehen energjikë (“maniak”). Në fakt, shumë njerëz me çrregullim bipolar mund të kalojnë vite pa një episod manie, ose kalojnë  periudha të gjata pa shenja çrregullimi. Edhe njerëzit të cilët kanë përjetuar vetem maninë ose hypomaninë por ende nuk kanë pasur një episod depresiv mund të diagnostikohen me çrregullim bipolar. Aspekte të depresonit dhe manisë gjithashtu  mund të ndodhin njëherësh, pra njerëzit mund të ndjehen të shqetësuar a energjikë, dhe njëkohësisht të trishtuar a depresivë.

Përsa i përket faktorit psikologjik a mjedisor, studimet kanë treguar se ngjarjet e vështira a tronditjet emocionale – personale, familjare a shoqërore – mendohet të jenë elementë kryesorë në zhvillimin e çrregullimit bipolar.

Çrregullimi Bipolar, është një sëmundje komplekse. Ekzistojnë simptoma të ndryshme – dhe disa lloje të ndryshme të çrregullim bipolar. Simptomat kryesore të çrregullimit bipolar janë ndryshimet dramatike dhe të paparashikueshme të humorit a gjendjes emocionale.

Mania

Mania është një simptomë; njeriu ndjehet i lumtur në kulm, shumë energjk, euforik, i eksituar, ka pak nevojë për gjumë, është plot ide e mendime, dëshira të shumta seksuale, si dhe i prirur për të bërë plane të mëdha por të pa arritëshme.

Depresioni

Në depresion përfshihen shenja si trishtim, ankth, irritim, humbje të energjisë, të qara të pa kontrollueshme, ndryshim oreksi duke shkaktuar humbje apo shtim të peshës trupore, nevojë për gjumë dhe mendime për vdekje ose vetëvrasjes.

***

Llojet e çrregullimit bipolar jane;  Çrregullimin Bipolar 1 dhe 2 , Çregullimin Ciklothymic, Çrregullimn Bipolar i përzier dhe Çrregulimin Bipolar i ciklimi të shpejtë. Të gjitha këto lloje në një fare shkalle përfshijnë episode të depresionit dhe manisë.

Çrregullimi Bipolar I

Një person i prekur nga Çrregullimi Bipolar 1 ka patur të paktën një episod manie në jetë. Episod manie është një periudhë kur humori a gjendja emocionale ndryshon pa shkak a arsye të dukëshme, dhe që shoqërohet nga sjellje jo nomrale.

Çrregullimi Bipolar II

Eshtë i njëjtë me të parin, me ciklim a ndryshim të gjendjes emocionale lartë e poshtë. Megjithëse gjendja e lartë nuk arrin plotësisht shkallën e manisë

Ciklimi i shpejtë

Në ciklim të shpejtë një person me çrregullim bipolar përjeton katër ose më shumë episode manie apo depresioni në vit. Rreth 20% e njerëzve me çrregullim bipolar provojnë ciklim të shpejtë.

Çrregullim i përzier

Në shumë lloje të çrregullim bipolar, gjendja emocionale a humori me kalimin e kohës ndryshon herë lartë e herë poshtë, njeriu ndjen herë mani (eufori) e herë depresion. Por me çrregullim bipolar të përzier, një person përjeton maninë dhe depresionin njëkohësisht  ose në sekuence të shpejtë.

Cyclothymia

Cyclothymia (çrregullim cyclothymic) është  çrregullim relativisht i butë humori. Njerëzit me çrregullim cyclothymic kanë simptoma më të lehta sesa ata me çrregullim të plotë bipolar.

Komplikimet

Vetë-lëndimet, si prerje damarësh, vetë-gjymtim, ose dëmtimit të vetvetes, janë përpjekje të pacienit për t’u përballuar me emocionet e shfrenuara negative, si zemërimi ekstrem, ankthi, dhe zhgënjimi. Këto akte zakonisht nuk ndodhin vetëm një herë.

Shenjat paralajmëruese

Kur çrregullimi bipolar ndjek modelin klasik (mani-depresion), diagnostikimi është relativisht i lehtë. Por ka raste kur çrregullimi bipolar nuk shfaqet me këto simptoma, dhe personi mund të ndjehet për shumë kohë euforik, pa paraqitur shenja depresoni, ose e kundërta.

Ndihma e shpejtë dhe parandalimi i vetëvrasjes

Vetëvrasja është një rrezik real për njerëzit me çrregullim bipolar, nëse ata janë në një episod manie ose depresioni.  Rreth 15%  e njerëzve me çrregullim bipolar vrasin veten. Por trajtimi e ul këtë rrezik  në masë të konsiderueshme. Në Shtetet e Bashkuara, rreth 8 milonë vetë vuajnë nga çrregullimi bibolar.

About these ads

5 Koment »

  1. Po është e vërtetë.
    Faleminderit!

    Koment nga Iran Medical Network — Nëntor 9, 2010 @ 7:47 am | Përgjigje

  2. [...] të quajtura  synapses. Gjithashtu mendohet se sëmundja është gjenetike. Ekspertët thonë se çrregullimi bipolar është sëmundje e shërueshme dhe nuk duhet parë si një e metë e karakterit të personit. On [...]

    Pingback nga Çrregullimi bipolar, Catherine Zeta-Jones « Astrit Lulushi’s Blog — Prill 15, 2011 @ 11:03 pm | Përgjigje

  3. si ne cdo semundje shkaku kryesor eshte sesi ushqehemi.tel.0662211102

    Koment nga ruzhdi metali — Janar 9, 2013 @ 10:16 pm | Përgjigje

  4. Po edhe une jam grua me crregullim bipolar 1 dhe smund ta kuptoj veten por as edhe semundjen. Kam perjetuar shume strese shume panika kam kaluar ne depresione te thella. Tani jam ne epizodin e maniakut.Shkoj ne pune kam energji i bej punet e shtepise kujdesem per femijet por qe nuk jane te vegjel ,por nuk ndihem e lumtur kurre cdohere e pervuajtur e trishtuar. Perdor lithium 600 mlg ne dite dhe ka nje jave qe mjekja me ktheu ne seraquil 50 mlg ne dite.Jetoj ne Amerike.

    Koment nga Julia Ravmani — Janar 14, 2013 @ 1:39 am | Përgjigje

  5. [...] të kinematografisë amerikane, Michael Douglas, është shtruar në një klinikë për shkak të  çrregullimit bipolar. Catherine Zeta Jones është njohur për role të bukura, ndërsa përbrenda vetes luftonte me  [...]

    Pingback nga Aktorja Zeta Jones dhe çrregullimi bipolar | Astrit Lulushi's Blog — Maj 1, 2013 @ 3:11 am | Përgjigje


Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 51 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: