Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 14, 2010

Kanceri i prostatës dhe analiza PSA


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kancerin e prostatës është kancer i dytë më i shpeshtë mes amerikanëve. Analiza e “Antigjenit të Proteinave Specifike” ose PSA mund të jetë një parashikues i saktë i rrezikut nga ky lloj kanceri. Por një studim i ri tregon se analizat e shpeshta nuk janë të dobishme tek njerëzit me nivel të ulët PSA. Mjekët kanë debatuar gjatë mbi të mirat dhe të këqijat e analizës PSA-së për zbulimin e kancerit të prostatës në fazën e herëshme.  PSA është proteinë e prodhuar nga qelizat e gjëndrës së prostatës dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundje të ndryshme, veçanërisht kancerin e prostatës. Shkencëtarët në Holandë matën nivelin e kësaj proteine tek më shumë se 80.000 burra të moshës 55-74 vjeç. Rreth gjysma e tyre  iu nënshtruan analizave  dhe gjysma tjetër jo.  Pas 10 vjetësh, studjuesit vunë re se niveli i vdekjeve nga kanceri i prostatës ishte më i lartë mes burrave që kishin patur nivel të lartë PSA që në fillim të studimit. Burrat me nivel të mesëm e të lartë PSA përfituan më shumë nga analizat e herëshme. Njerëzit të cilët kishin nivele të ulëta PSA, nuk patën ndonjë përfitim konsiderueshme nga këto analiza.

Autorët e studimit thonë se analiza e shpeshtë PSA mund të çojë në trajtime dhe shpenzime të panevojshme mjekësore. Por pacientët u vëzhguan vetëm për 10 vjet, dhe shkencëtarët thonë se vëzhgimi i tyre më i gjatë mund të sjellë rezultate të tjera. Pacientët duhet të këshillohen me mjekun për të vendosur se sa shpesh ata duhet të kryejnë analizën për matjen e nivelit të PSA-së.

About these ads

1 Koment »

  1. pershendetje. pas kryerjes se ekos prostati del 74 cc, analiza e p.s.a del 150.
    A mund te kete p.s.a 150?
    ju lutem me jepni nje pergjigje.
    faleminderit.

    Koment nga blerina — Qershor 4, 2011 @ 1:10 am | Përgjigje


Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 50 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: