Astrit Lulushi’s Blog

Mars 16, 2011

Rritet numri i amerikanëve të mbijetuar nga kanceri

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:20 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kanceri nuk është më një paralajmërues vdekjeje siç ka qenë dikur. Në fakt, më shumë amerikanë sot jetojnë me kancer sesa kurrë më parë. Sipas një studimi nga Instituti Kombëtar mbi Kancerin dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve,  1 në 20 amerikanë mbi 20 vjeç tani është një i mbijetuar nga kanceri. Për këtë studim u përdorën të dhëna nga studidime të tjera rreth kancerit. Autorët vunë re se numri i personave të mbijetuar nga kanceri në Shtetet e Bashkuara u rrit nga 10 milionë në vitin 2001 në thuajse 12 milionë në vitin 2007. Sipas studimit, gratë kishin më shumë gjasa sesa burat për të mbijetuar nga kanceri. Gati dy të tretat e të gjithë të mbijetuarve nga  kanceri që nga 1 janari  2007 kanë jetuar me këtë sëmundje pesë vjet ose më shumë.

Shumica e  kancereve të diagnopstikuar ishin në gji, prostat dhe zorrën e trashë. Shumica e të mbijetuarve ishin 65 vjeç e lart. Më pak se një përqind ishin nën moshën 20 vjeç, shumë prej të cilëve kishin Leukozë.

Për shtimin e nivelit të mbijetesës nga kanceri, studiuesit përmendin përprarimin në fushën e diagnostikimeve dhe zbulimin në fazë të herëshme të sëmundjes, trajtime më të efektshme, përmirësimin e kujdesit klinik dhe moshimin e popullsisë. Në se këto prirje vazhdojnë, numri i të mbijetuarve nga kanceri parashikohet të rritet edhe më shumë.

About these ads

1 Koment »

  1. zoti esht nje

    Koment nga lacost — Dhjetor 12, 2011 @ 9:19 pm | Përgjigjjuni


Prurje RSS për komente në këtë postim. URL Pasgjurmimi

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 41 other followers

%d bloggers like this: