Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 10, 2011

E. COLI, simptomat

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 7:52 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Fëmijët kanë më shumë gjasa se ​​të rriturit për të zhvilluar simptoma të infeksionit E. Koli (Escherichia coli). Shumica e njerëzve me E. Koli dallohen nga:

* dhimbje dhe shtrëngime të forta në stomak.
* Diarre, fillimisht si ujë, por shpesh përzier me gjak.
* Përzierje dhe të vjella.

Disa njerëz që janë të infektuar E. Koli nuk kanë ndonjë simptomë, prandaj pa e ditur ata mund të bëhen përhapës të bakterit tek të tjerët.

Ekzistojnë gjithashtu shumë simptoma të ngjashme me E. Koli, si për shembull helmimi nga ushqimet. Diagnoza e infeksionit E. Koli mund të jetë e komplikuar nga fakti se shumica e infeksioneve bakteriale që shkaktojnë diarre janë të shoqëruara me temperaturë të lartë. Nëse personi nuk ka ethe ose ka vetëm temperaturë të lehtë, mjeku mund të dyshojnë se diçka tjetër shkakton këto simptoma.

Diarre me gjak është e zakonshme në raste të konfirmuara të infeksionit E. Koli, por bakteri E. Koli gjithashtu duhet të konsiderohet shkak i mundshëm për diarre pa gjak.

Simptomat e infeksionit E. Koli zakonisht përfundojnë në rreth një javë pa probleme të mëtejshme. Por problemet serzioze në gjak dhe në veshka mund të ndodhin brenda 2 javësh pas fillimit të diarresë. Këto probleme mund të shkaktojnë çrregullim të funksionimit të veshkave dhe ndonjëherë paftësi afat-gjatë ose vdekje tek disa fëmijë dhe të persona të moshuar. (WebMD)

Bakteri E. Coli u zbulua më 1885 nga shkencëtari gjerman-austriak Theodor Escherich (1857 – 1911). Më 1919, bakterit iu dha emri E. Coli – “E” për Escherich dhe “Coli” latinsht “kolonë”, që është forma e bakterit e parë me mikroskop.

1 Koment »

  1. a eshte vdekje pruese tek femijet esheria coli?

    - Per kete duhet te pyesni mjekun qe e njeh nga afer gjendjen e femijes.

    Koment nga Bardha Syla — Janar 28, 2012 @ 1:40 pm | Përgjigjjuni


Prurje RSS për komente në këtë postim. URL Pasgjurmimi

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 25 other followers