Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 16, 2011

Alzheimer dhe vetmi


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara është rihapur një debat se çdo të thotë dashuri, besnikëri, angazhim për miqtë dhe familjarët. Debati filloi me një shkëndijë nga evangjelisti Pat Robertson kur gjatë programit të tij televiziv “700 Club” tha se shkurorëzimi është i justifikuar nëse një nga bashkëshortët ka Alzheimer. Përgjigje të papritura si kjo gjithmonë ndezin debate e përçajnë mendime..

Pyetja erdhi nga një grua që kërkonte udhëzime morale për një mik, gruaja e të cilit vuan nga Alzheimeri: “Ai do të dijë nëse duhet të lejohet të shikojë për një femër tjetër? “

Robertson, pastor baptist për 50 vjet, u përgjigj:

“E di se kjo tingëllon mizore, por ai duhet të ndahet prej saj dhe të fillojë nga e para. Por gjithashtu duhet t’i sigurojë gruas kujdestari dhe mjete jetese. Dhe nëse thotë se në një farë kuptimi, sëmundja e ka bërë të duket e humbur, ai ka të drejtë, Alzheimeri është vdekje për së gjalli.”

Por pyetja është edhe më e komplikuar

Alzheimeri është një diagnozë kaq e errrët sa që vetëm pak njerëz mund të jenë në gjendje të gjykojnë se në ç’mënyrë një çift bashkëshortorësh duhet të veprojë. Disa me këtë sëmundje mund të dëshirojnë t’i lenë të dashurit të shohin jetën e tyre. Por të tjerë thonë, jo.

Robertson, po gjatë programit televiziv;

“Kjo është diçka për të cilën ne të gjithë duhet të flasim me bashkëshortët dhe partnerët tanë. Çfarë doni të bëni, nësë…? Por këtë askush nuk e di pa e provuar vetë.”

Në të njëjtën kohë, mjekët që trajtojnë pacientë me Alzheimer thonë se Pat Robertson e ka gabim – njerëzit e sëmurë nuk janë ” të humbur”, me ndjenja janë mes nesh.

Robert Stern, profesor i neurologjisë në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Bostonit thotë se ndjenjat janë të fundit që zhduken. Aftësia për t’u lidhur me një tjetër është gjëja e fundit që njeriu humbet.

Një tjetër përgjigje ndoshta është kur shohim çifte pleqsh (njëri me Alzheimer) që ecin të kapur dorë për dore. Ata nuk mund të imagjinojnë mënyrë tjetër për të jetuar, veç së bashku.

Çdo natë në një shtëpi pleqsh jashtë Bostonit, Sol Rogers ngjitet në shtrat
me Ritën, gruan e tij për 63 vjet, e cila ka Alzheimer. Dhe ndërsa shtrihet pranë, ngrohtësia e tij, Ritën duket sikur e tërheq nga errësira ku sëmundja e ka hedhur.

“Ti nuk je i plotë derisa dikush të do,
Prandaj gjej dikë për t’a dashuruar.”. thotë kënga.

About these ads

1 Koment »

  1. po de po shka me ba skem shka bajm jeta vazhdon

    Koment nga bashkim — Tetor 30, 2011 @ 4:38 pm | Përgjigje


Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 50 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: