Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 20, 2011

Studimi lidh diabetin me Alzheimerin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është zbuluar një lidhje e re midis diabetit dhe Alzheimerit, dy nga sëmundjet më shkatërruese e më të frikshme. Më shumë se 100 milionë amerikanë janë diabetikë ose para-diabetikë. Dëmet që diabeti i sjell trupit janë të njohura, por tani mësohet se ndikon edhe në degradimin e trurit, grabitjen e kujtesës dhe dyfishon rrezikun për zhvillimin e Alzheimerit. Ky është studimi më i plotë që tregon lidhjen mes diabetit dhe demencës (simptomë e Alzheimerit). Mbi 1 mijë pacientë me  diabet rreth moshës 60 në Japoni u vëzhguan për 15 vjet dhe në fund doli se të moshuarit me diabet kanë dy herë më shumë gjasa sesa pjesa tjetër e popullatës për të zhvilluar simptomat e demencës.

Doktor Riçard Kaselli, neurolog në Klinikën Mayo thotë se ky studim mund të sjellë një përmirësim a qasje të re në trajtimin e pacientëve me Alzheimer

Pasojat e diabetit janë të mëdha. Gati 26 milionë të rritur dhe fëmijë në botë kanë diabet dhe 80 milionë janë para-diabetikë. Çfarë është lidhja midis dy sëmundjeve? Mjekët ende nuk janë të sigurt, por ata e dinë se sheqeri ka një
efekt të dëmshëm në të dy sistemet; sistemin nervor dhe sistemin vaskular ose të enevëve të gjakut.

Doktor Kaselli thotë se lidhja midis diabetit dhe humbjes së kujtesës është disi më e gjerë. Diabeti ka kohë që njihet si faktor rreziku për forcim të arterieve, dhe forcimi i arterieve ndikon në qarkullimin e gjakut në tru dhe mund të shkaktojë atje goditje, dhe të çojë në të ashtuquajturën demencë vaskulare.

Por a mund të ndihmojë ulja e nivelit të sheqerit nëpërmjet insulinës, për zbutjen e simptomave të Alzheimerit?

Doktor Kasell i Klinikës Mayo thotë se idea se insulina mund të përmirësojë funksionimin e trurit tek njerëzit me Alzheimer është në fakt një qasje e re për trajtimin e demencës së sëmundjes Alzheimer.

About these ads

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 51 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: