Astrit Lulushi’s Blog

Nëntor 25, 2011

Ushqimi dhe gjumi


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është vënë re se pasi njeriu ka ngrënë mish gjel-deti, ndjen se i vjen gjumë. Shkencëtarët tani thonë se mishi i gjelit të detit përmban një lëndë ushqyese të quajtur “triptofan”.  Triptofani, thonë ata, është i lidhur me shtimin e një kimikati në tru –  i quajtur “serotonin” – i cili nxit gjumin.

Por “triptofani” është një amino acid i zakonshëm që gjenden në shumë ushqime me përmbajtje të lartë proteinash. Në fakt, personi duhet të hajë  një gjel-det të tërë para se sasia e mjaftueshme e triptofanit të arrijë të ndikojë serotonin në tru për t’a vënë në gjumë.

Ekspertët thonë se ekzistojnë 3 faktorë që e bëjnë njeriun t’i vijë gjumë;

- ushqimet me karbohidrate si patatet pure ose byreku me kungull. Karbohidratet rrisin ‘serotonin’ në tru më shumë sesa mishi i gjel-detit, dhe njeriu ka më shumë gjasa për të ndjerë gjumë.

- dy a tre gota birrë ose verë sjellin gjumë

- trupi i njeriut është programuar për të ndjerë gjumë gjatë kohës së pasdites. Shumica e njerëzve e ndjejnë nevojën për “një sy gjumë” pasditeve.

Ekspertët thonë se kjo duhet parë si diçka normale, prandaj nuk duhet fajësuar ushqimi dhe nuk duhet shkurajuar. Gjumi i pasdites  është i shëndetshëm, thonë ata.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 53 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: