Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 29, 2011

2011-Disa arritje nga fusha e mjekësisë


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një Exo-Skelet që lejon një të paralizuar të ecë përsëri; një aparat fotografik që mat kaloritë duke vëzhguar dietën e fëmijës; një analizë gjaku që i mundëson mjekët të dallojnë një qelizë të vetme kanceroze mes miliarda qelizash të shëndetëshme; Këto dhe të tjera janë disa nga përparimet që shënoi mjekësia gjatë vitit 2011. Por viti 2011 filloi me një nga rreziqet më të mëdha ndaj shëndetit publik – pasojat e tërmetit dhe cunamit të madh që goditën një stacion bërthamor në Japoni.

Ishte mars dhe bota ndiqte me vemendje se si do të përfundonte një fatkeqësi e këtyre përmasave.

Japonia përjetoi një tërmet masiv me fuqi 9 të shkallës Rihter. Tërmeti u pasua nga një cunam shkatërrues që goditi reaktorët në centralin bërthamor Dai-Ichi në Fukushima.

Ekspertët në mbarë botën filluan menjëherë punën për të vlerësuar rrezikun e helmimit nga rrezatimi.

Në gusht, Agjencia Kombëtare japoneze e energjisë bërthamore raportoi se më shumë se 20 mijë njerëz kishin humbur ose kishin vdekur. Ndërsa në dhjetor qeveria njoftoi se çlirimi i radioaktivitetit ishte vënë nën kontroll. Kjo shihet si fazë kyçe përpara shfuqizimit të urdhërit të evakuimit dhe mbylljes së plotë të reaktorit bërthamor; që ende mund të marrë dekada.

Ndërkohë, ndotja mbetet një rrezik serioz për shëndetin, dhe ushqimet janë vazhdimisht duke u kontrolluar për përmbajtje radioaktive.

****

Nga përmasat e katastrofës se Japonisë tek historia e një individi që u trajtua nga një dëmtim shkatërruese në Amerikë.

Në maj të vitit 2011, Dallas Wiens doli në podium duke trondur audiencën.

Ai ishte njeriu i parë në SHBA me fytyrë plotësisht të transplantuar.

Në vitin 2008, Dallas u rrëzua mbi linjat e tensionit të lartë, ndërsa po lyente një kishë. Dëmtimi ishte i madh – të gjitha tiparet e fytyrës iu dogjën. Ai nuk kishte hundë, sy dhe asnjë ndjesi nuhatjeje a të prekuri në fytyrën e tij.

Operacioni i transplantimit u financua nga ushtria amerikane, e cila shpreson që procedura të ngjashme t’i përdorë për të ndihmuar ushtarët me plagë të rënda në fytyrë.

****

Në SHBA, në vitin 2011 beteja kundër kancerit shënoi përparim me zhvillimin e një analize gjaku aq të ndjeshme sa mjekët janë në gjendje të dallojnë edhe një qelizë të vetme kanceroze mes miliarda qelizash të shëndetëshme.

Shkencëtarët në Boston thonë se kjo analizë mund t’i ndihmojë mjekët të vlerësojnë mënyrën më të mirë të trajtimit për shumë lloje të kancerit, veçanërisht të gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe mushkërive.

4 qendra të mëdha për kërkime në fushën e kancerit në SHBA kanë vendosur për të filluar prova duke përdorur analizën eksperimentale.

****

Mjekë të kirurgjisë plastike në Gjermani. si edhe disa kirurgë britanikë te dhëmbëve tani përdorin hipnozën për trajtimin e pacientëve të tyre.

Shoqata franceze e anestezisë e përshkruan hipnozën si një mënyrë të vlefshme për të plotësuar anestezinë tradicionale për të pakësuar ankthin, stresin dhe dhimbjet gjatë trajtimeve mejkësore.

Nuk ka shifra se si është përdorur hipnoza në të gjithë Evropën.

Instituti francez i Kërkimeve terapeutike e ka përdorur hipnozën në rreth 50 përqind të të gjitha operacionet në Francë, ndërsa çdo vit përgatit 500 profesionistë të shëndetit për trajtimin e pacientëve nëpërmjet hipnozës.

****

Por beteja kundër sëmundjes nuk zhvillohet gjithmonë në laborator ose në sallën e operimit.

Kjo nënë dëshiron të sigurojë për fëmijët e saj që frutat dhe perimevet të përbëjnë kabinetin natyror të barnave

Perimet janë gjithmonë në listën e pazarit të saj, veçanërisht një lloj brokoli; quhet Benforte dhe shkencëtarët britanikë nga Instituti i Kërkimeve të Ushqimit thonë se mund t’a mbrojë njeriun nga sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Shkencëtarët thonë se Benforte është një lloj brokoli i kultivuar apo hibritizim bimësh të buta e të egra nga Italia. Benforte përmban ‘glucoraphanin’ natyral, që pasi tretet transformohet në një substancë të quajtur ‘sulphoraphane’.

Sulforafan parandalon pezmatimet dhe ndalon ndarjen e pakontrolluar qelizore që ndodh në fazat e hershme të kancerit.

Shkencëtarët thonë se nga kjo substancë përfiton gjithë trupi, sepse ajo kalon përmes mureve të stomakut dhe zorrëve, në gjak. Brokoli Benforte, gjithashtu ndihmon metabolizmin, thonë ata.

****

Kanceri është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjes.

Por, mjekët në të gjithë globin thonë se stili i jeteses dhe shprehitë e te ngrënit po krijojnë një popullsi të dhjamosur, më të prirur për sëmundje të zemrës dhe diabetit.

Në SHBA, një aparat fotografik që numëron kaloritë është duke u përdorur mes nxënësve të shkollave si një ndërhyrje e hershme për të ndaluar zhvillimin e zakoneve të këqija të të ngrënit, që çojnë në mbipeshë.

Përpara se të hahet, nxënësit tregojnë drekën para një aparat fotografik, që fotografon vetëm ushqimet duke llogaritur kaloritë që përmbajnë.

Çdo tabaka ka një kod identifikues për çdo nxënës. Kur dreka ka mbaruar dhe tabakaja është kthyer në kuzhinë, një tjetër aparat merr një pamje të asaj që ka mbetur pa ngrënë, kështu që krijohet një ide e mirë se sa kalori ka marrë personi. Mbi dy të tretat e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë mbipeshë dhe një mënyrë për të trajtuar mbipeshën është për të ushtruar.

****

Akullorja zakonisht shoqërohet me kënaqësi, por tani shkencëtarët thonë se ajo mund t’i ndihmojë pacientët me kancer për lehtësimin e disa efekteve anësore të kimoterapisë.

Një lloj akullore me luleshtrydhe është zhvilluar duke përdorur një yndyrë të veçantë qumështi dhe kombinim proteinash, që shkencëtarët shpresojnë se do të ndihmojë në zbutjen e disa pasojave të këqia të kimoterapisë si, diarreja dhe pakësimi i qelizave të bardha të gjakut. Shkencëtarët thonë se vështirësitë më të mëdha ndeshen me pasterizimin, sepse gjatë këtij procesi substanca të qumështit ç’aktivizohen dhe shkencëtarëve iu desh të krijonin një tjetër mënyrë për prodhimin e kësaj akulloreje. Pacientët thonë se pamja dhe përbërja është pak ndryshe nga akullorja e zakonëshme, por njësoj e shijëshme.

****

Tani njihuni me Amanda Boxtel.

Ajo u paralizua nga mesi e poshtë në një aksident me ski, kur ishte vetëm 24 vjec, por tani është në këmbë falë Exo-Skeletonit, një pajisje inteligjente Bionike e vendosur në këmbë.

Roboti punon me bateri. Ato vënë në lëvizje 4 motorët që aktivizojnë 15 ndjesorë. Amanda Boxtel thotë se asaj i duket e pabesueshme që qëndron në këmbë dhe falë kësaj teknologjie bota e saj është hapur përsëri.

Firma ExoBionics thotë se 10 qendra rehabilitimi në SHBA tani janë duke e provuar këtë robot. Deri më tani 100 njerëz ecin duke përdor këtë pajisje dhe Esko Bionics shpreson që teknologjia e saj do të përdoret në qendrat e lëndimeve të shtyllës kurrizore dhe rehabilitimit në të gjithë Evropën.

About these ads

1 Koment »

  1. ju kisha luten shum qe edhe ne te ardhmen te na dergoni kesi lloj sqarimesh se metevertete eshte nje informacion i qelluar,pasi shum njerez vuajn nga keto semundje shkatrruese,sepaku kjo le te vleje si nje parandalim dhe pse jo nje kurim per keta paciente qe kane nevoj,zoti ua shperblefte juve inshalla.

    Koment nga selami — Dhjetor 31, 2011 @ 9:31 pm | Përgjigje


Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Get a free blog at WordPress.com

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 51 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: