Astrit Lulushi’s Blog

Janar 26, 2012

Numri i faktorëve të rrezikut parashikon shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i botuar ne revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA) tregon se kur një person përmban njëherësh disa nga faktorët e rrezikut për sëmundje në zemër, kjo është koha për t’u shqetësuar.

Sa prej këtyre fakorëve për sëmundje kardio-vaskulare keni?

-kolesterol

-pirje duhani

-diabet

-presion gjaku

Me secilin nga këta faktorë, në një jetëgjatësi 80 vjetësh, rreziku për të pësuar një goditje në zemër ose në tru rritet ndjeshëm, thuhet në studim.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e 17 studimeve të mëparëshme me rreth 250 mijë pjesmarrës.

Ata zbuluan se për 45 vjeçarët – rreziku e një problemi kardio-vaskulare rritet;

1.4% për ata pa asnjë faktor rreziku

49.5% për ata me 2 ose më shumë faktorë rreziku.

Rreziku i vdekjes rritur nga 9,1% në 32,5%.

Ndërsa 55 vjeçarët pa asnjë faktor rreziku kishin një rrezik 4,7% për vdekje nga sëmundje kardio-vaskulare.

Ky rrezik u rrit në 29.6% për personat 55 vjeçarç me me 2 ose më shumë faktorë rreziku.

Autorët e studimit thonë se trajtimi më agresiv i këtyre faktorëve mund të ndihmojë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës para se ato të zhvillohen ose të shkaktojnë vdekje.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. URL Pasgjurmimi

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.