Astrit Lulushi’s Blog

Janar 27, 2012

Një analizë e re parashikon mbijetesën me kancer në mushkëri


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një analizë e re për kancer të mushkërive mund të parashikojnë se cilët pacientë kanë rrezikshmëri të lartë për përsëritjen e kancerit  të tyre pas operimit.  Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara si për burrat edhe për gratë. 222 mijë amerikanë diagnostikohen çdo vit me kancer në mushkëri.

Një artikull në revistën mjekësore “Lancet” sjell rezultatet e dy provave më të mëdha klinike të kryera ndonjëherë mbi gjenetikën molekulare të kancerit në mushkëri.

Studimet demonstrojnë se me anë të një analize gjenetike, shkencëtarët janë në gjendje të parashikojnë se cili prej tumoreve në shkallën e herëshme të zhvillimit do të rikthehet pas heqjes me operacion.

Shpresa është që kjo do t’i ndihmojë mjekët të vendosin se cilët pacientë me kancer në mushkëri në fazë fillestare do të kenë nevojë për kimoterapi pas operacionit, dhe cilët do të mjaftohen vetëm me ndërhyrje kirurgjike.

Të dyja studimet arritën në përfundimin se kjo analizë mund të parashikojë me saktësi nëse gjasat e vdekjes nga kanceri në mushkëri në fazë të herëshme janë të ulta ose të larta brenda 5 vjetëve nga koha e operimit.

Një nga autorët e studimit thotë se rezultatet janë “vërtetë inkurajuese për pacientët me  kancer të mushkërive.”

About these ads

2 Koment »

  1. astrit lulushi te falenderojm per lajmin e mir shpresdhenes sepse shum informat e gezueshme

    Koment nga met rrudhani — Janar 27, 2012 @ 10:36 pm | Përgjigjjuni

    • teper inkurajuese per kete vrases te madh

      Koment nga gazmendi — Maj 23, 2012 @ 6:38 pm | Përgjigjjuni


Prurje RSS për komente në këtë postim. URL Pasgjurmimi

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 43 other followers

%d bloggers like this: