Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 20, 2012

Zevendësimi i valvulës në aortë pa ndërhyrje kirurgjike

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 12:54 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një spital në Lincoln të shtetit Nebraska është një nga spitalet e para në Shtetet e Bashkuara që kryen një procedurë të re për zevendësimin e valvës së aortës në zemër pa ndërhyrje kirurgjike.

Pacientët me stenozë të aortës – kur një prej valvulave (kllapave) të zemrës ngushtohet – tani mund të kenë një tjetër mundësi trajtimi. Procedura është për pacientët të cilët konsiderohen me rrezik të lartë, ose nuk mund të operohen duke u hapur zemrën.

Gjatë kësaj procedure, mjekët përdorin një kateter duke e futur në kofshë të pacientit. Një valvë e re vendoset në zemër nëpërmjet këtij kateteri. E gjithë procedura zgjat rreth dy orë dhe periudha e shërimit është përgjithësisht shumë e shpejtë. Kjo mënyrë u miratua nga administra e ushqimeve dhe barnave (FDA) nëntorin e kaluar, dhe që nga ajo kohë spitali Nebraska Heart ka kryer dy procedura të tilla.

About these ads

1 Koment

  1. arritje shume e madhe per mjekesine.

    Koment nga malko durmishi — Shkurt 20, 2012 @ 1:03 pm


Prurje RSS për komente në këtë postim.

Tema Rubric. Create a free website or blog at WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 51 ndjekësve të tjerë