Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 22, 2012

Gratë e reja dhe goditjet në zemër


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri në shkallë të gjerë ngre dyshime rreth kujdesit të shëndetit të grave. Studimi zbulon një hendek të thellë gjinor në diagnoztikimin dhe pasojat e goditjeve në zemër tek gratë e reja.

Studimi mbështetet në të dhënat e mbi 1 milion vetëve, duke e bërë këtë studimin më të madh të kryer ndonjëherë mbi këtë çështje.

Rezultatet tregojnë se në krahasim me burrat, gratë nën moshën 45 vjeç që pësojnë goditje në zemër
- Kanë më shumë gjasa të mos ndjejnë dhimbje kraharori gjatë goditjes
- Dhe më shumë gjasa të vdesin në spital si pasojë e goditjes.

Ekspertët thonë se për mjekët këto rezultate janë të papritura dhe përbëjnë paralajmërim.

Rastet e vdekjeve nga sulmet në zemër janë duke u shtuar mes grave 35 – 50 vjeçare, edhe pse mes grupeve të tjera vihet re një pakësim i rasteve të tilla.

Një ekspert e quan këtë një “vështirësi të dyfishtë”, sepse mjekët jo vetëm që nuk parashikojnë goditje në zemër mes grave të reja, por këto goditje janë të vështira për t’u diagnostikuar edhe pasi kanë ndodhur.

Autorët shpresojnë se studimi, botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA), do të shtojë ndërgjegjësimin,vemendjen dhe kujdesin mjekësor rreth goditjeve në zemër mes grave të reja.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. URL Pasgjurmimi

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 25 other followers