Astrit Lulushi’s Blog

Mars 2, 2012

Paralajmërime të reja rreth barnave Statin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Administrata amerikane e ushqimeve dhe barnave (FDA) njofton se do të shtojë paralajmërimet mbi sigurinë e ilaçeve Statin, sepse ato lidhen me rrezikun e humbjes së kujtesës, konfuzioninin, dhe mendohet se shtojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit.  1 në çdo 4 amerikanë të moshës 45 vjeç e sipër merr barna Statin për të ulur kolesterolin dhe për të mbrojtur zemrën.

Por admistrata e ushqimeve dhe barnave thotë se së shpejti, në etiketat e shisheve me barna Statin do të shkruhet se këto ilaçe mund të shkaktojnë humbje kujtese, konfuzion dhe rritje të sheqerit në gjak që mund të çojë në diabet, ndërsa në bashkëveprim me ilaçin, edhe në dëmtime të muskujve.

Përsa i përket humbjes së kujtesës dhe çorientimit mendor, këto janë efekte anësore të padëshiruara, për të cilat pacientët kanë vite që ankohen.

Megjithatë, mjekët vazhdojnë të këmbëngulin se barnat Statin sjellin përfitime në shëndet. Dr. Steven Nissen i Klinikës së Klevelandit thotë se  edhe me  paralajmërimet e reja, të mirat nga këto barna peshojnë më shumë sesa rreziqet, kur jepen për pacientët që vërtetë kanë nevojë.

About these ads

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. URL Pasgjurmimi

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 41 other followers

%d bloggers like this: