Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 27, 2012

Vështrim mbi Intelektin e Foshnjeve


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Duke parë përmes syve të një fëmije, studimi sjell një perspektivë të re se si foshnjet e shohin botën e tyre të re.

Pyetja që autorët e studimit përpiqen t’i përgjigjen është;  Çfarë ndodh në trurin e një foshnjeje që e sheh këtë botë për herë të parë..dhe e shohin atë njësoj si të rriturit?

Studimi u botua në “Proceedings of the National Academy of Science” (PNAS).

Shkencëtarët përdorën elektro-encephalografinë për të shqyrtuar reagimet e trurit tek foshnjet 12 javëshe, ndërsa atyre u viheshin përpara lodra të ndryshme.

Autorët zbuluan se truri i foshnjeve reagon njësoj si truri i personave të rritur kur këta shohin lodra të ngjashme. Por interesant ishte zbulimi se foshnjet kishin një tjetër mënyrë të veçantë shikimi -  vemendja e tyre përqëndrohej fillimisht në periferi të objektit para se të fokusohej në qendër të tij.

Këtë mënyrë sjelljeje shkencëtarët e quajnë ‘visual foraging’ ose kërkim vizual. Ata mendojnë se ky lloj shikimi i lejon foshnjet për të krijuar një tablo më të qartë për të parë efektivisht dhe saktë botën e re, që në sytë e tyre duket e madhe dhe interesante.

Shkencëtarët mendojnë gjithashtu se kjo mënyrë e veçantë shikimi (kërkim vizual) hedh bazat për veprime a sjellje të tjera të foshnjeve, siç janë zgjatja e duarve dhe trupit për të prekur a kapur sendet për rreth.

About these ads

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. URL Pasgjurmimi

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 43 other followers

%d bloggers like this: