Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 30, 2012

Ç’është anemia?

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 3:13 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Anemia është një sëmundje e komplikuar si në formë dhe trajtim. Anemi është një gjendje në të cilën trupi nuk ka qeliza të mjaftueshme të shëndetshme të kuqe të gjakut. Qelizat e kuqe të gjakut sigurojnë oksigjen në indet e trupit.

Në Klinikën Mayo, për shembull, shkencëtarët dhe mjekët hematologë (që trajtojnë çrregullimet e gjakut) punojnë së bashku për të përmirësuar mundësitë diagnostike dhe të trajtimit për të gjitha format e anemisë. Reparti i hematologjisë kryen hulumtimet klinike dhe merr pjesë në studimet kombëtare që vënë në provë trajtime të reja dhe të ndihmojnë në përmirësimin e trajtimeve ekzistuese. Studimet dhe kërkimet gjithashtu fokusohen në shqyrtimin e kushteve biologjike, duke identifikuar faktorët e rrezikut dhe zbulimin e faktorëve trashëgimore, për mundësi të reja diagnostikuese dhe trajtime me barna..

Trajtimi për anemi varet nga lloji, shkaku, dhe ashpërsia e gjendjes. Trajtimet mund të përfshijnë ndryshime në dietë ose vitamina shtesë, ilaçe, procedurat ose kirurgji për të trajtuar humbjen e qelizave të kuqe të gjakut.

Qëllimi i trajtimit është për të rritur aftësinë e gjakut për të mbajtur oksigjen. Kjo bëhet me ngritjen e numërit të qelizave të kuqe dhe / ose rritjen e nivelit të hemoglobinës. (Hemoglobina është proteinë e pasur me hekur në qelizat e kuqe të gjakut që mbart oksigjen në trup).

Nivelet e ulëta të vitaminave ose të hekurit në trup mund të shkaktojnë disa lloje të anemisë. Këto nivele të ulëta mund të jenë rezultat i një dietë të varfër, kushteve ose sëmundjeve të caktuara.

Për të rritur vitaminat ose nivelin e hekurit, mjeku mund t’i kërkojë pacientit për të ndryshuar dietën, të marrë vitaminë shtesë ose hekur. Shtojca të zakonshme janë vitaminë B12 dhe acidit folik (folate). Edhe Vitaminë C jepet ndonjëherë për të ndihmuar trupin të absorbojë hekur.

Trupi ka nevojë për hekur për të prodhuar hemoglobinën. Trupi mund t’a ketë më lehtë të thithë hekur nga mish se sa nga perimet ose ushqime të tjera. Për të trajtuar aneminë, mjeku mund të sugjerojë të hahet mish më shumë, sidomos mish i kuq (mish lope apo mëlçi), si dhe pule, gjeldeti, mish derri, peshk. Spinaq dhe perimet të tjera me gjethe jeshile të errët, Bizele, thjerrëza, fasule, soje. Fruta të thata, si kumbulla të thara, kajsi dhe rrush, drithëra.

Hekuri gjithashtu mund të përfshihet në vitaminat shtesë, duke u kombinuar zakonisht me multivitamina dhe minerale të tjera që ndihmojnë trupin për të thithur hekur.

Mjekët mund të rekomandojnë shtesa hekuri për foshnjet të lindur parakohe, foshnjet dhe fëmijët e vegjël të cilët pinë shumë qumësht të lopës, dhe foshnjat të cilët janë ushqyer vetëm me qumështin e nënës apo formula që nuk është fortifikuar me hekur.

Sasi të mëdha të hekurit mund të jenë te dëmshme, prandaj marrja e vitaminave shtesë dhe hekur duhet marrë vetëm kur rekomandohet nga mjeku.

Nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të çojnë në anemi. Kjo lloj anemie shpesh trajtohet me vitaminë shtesë B12. Burime të mira të vitaminës B12 përfshijnë: Prodhime drithrash me vitaminë B12 shtesë. Mish viçi, mëlçi, pula, dhe peshk. Vezët dhe produktet e qumështit (qumësht, kos, djathë). Ushqime të fortifikuar me vitaminë B12, të tilla si soje, perime.

Acidi folik (folate) është një formë e vitaminës B që gjendet në ushqime. Trupi ka nevojë për acid folik për të krijuar dhe për të mirëmbajtur qelizat e reja. Acidi folik gjithashtu është shumë i rëndësishëm për gratë shtatzëna. Kjo i ndihmon ato për të shmangur aneminë dhe nxit rritjen e shëndetshme të fetusit.

Burime mira të acidit folik përfshijnë: Bukë, makarona, oriz dhe me acid folik shtese. Spinaq dhe të tjera perimet me gjethe jeshile të errët, fasule. Mëlçi viçi, vezë. Banane, portokall, lëng portokalli, dhe disa fruta të tjera dhe lëngje.

Vitamina C ndihmon trupin për të absorbuar hekur. Burime të mirë të vitaminës C janë perime dhe fruta, sidomos agrume (portokall, mandarina, qitro – grapefruits, perime dhe fruta të ngjashme. Lëngje, fruta të freskëta dhe të ngrira zakonisht kanë më shumë vitaminë C se sa ato të konservuara.

Nëse personi është duke marrë ilaçe, mjeku ose farmacisti duhet pyetur nëse të hahet grejpfrut ose të pihet lëngu i tij. Ky frut mund të ndikojë në efektin e ilaçeve.

Fruta të tjera të pasura në vitaminë C përfshijnë kivi, luleshtrydhe, dhe pjepër.

Perime të pasura në vitaminë C përfshijnë brokoli, speca, lakër brukseli, domate, lakër, patate, dhe perimet me gjethe jeshile si rrepë dhe spinaq.

Mjeku mund të përshkruajë ilaçe për të ndihmuar trupin të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, ose për të trajtuar shkakun themelor të anemisë. Disa nga këto ilaçe janë: Antibiotikët për të trajtuar infeksionet.

Hormonet për të trajtuar gjakderdhje të rënda menstruale tek femrat. Eritropoetinë (hormon artificial) për të stimuluar prodhimin e më shumë qelizave të kuqe të gjakut. Ky hormon ka disa rreziqe.Vetëm pacienti dhe mjeku mund të vendosin nëse të mirat e këtij trajtimi peshojnë më shumë sesa rreziqet.

Ilaçe përdoren për të parandaluar sistemin imunitar të trupit nga shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut.

Terapia Chelation kundër helmimit nga plumbi. Terapi Chelation është përdorur kryesisht për fëmijët, për shkak se fëmijët që kanë anemi shkaktuar nga mangësi të hekurit janë në rrezik në rritje të helmimit nga plumbi.

Nëse anemia është e rëndë, mjeku mund të rekomandojë një procedurë mjekësore. Procedura përfshijnë transfuzion të gjakut dhe transplantim qelizash embrionale në gjak dhe palcë kurrizore.

Një transfuzioni i gjakut është procedurë e zakonshme në të cilën gjaku jepet nëpërmjet një linje intravenoze (IV) në një nga enët e gjakut. Transfuzioni kërkon përshtatje të kujdesshme të gjakut të dhuruar me gjakun e marrësit.

Transplantimi i një qelize embrionale e gjakut dhe palcës së eshtrës zëvendëson qelizat emrionale të dëmtuara ose me të meta me ato të shëndetshme nga një person tjetër (dhurues). Qelizat embrionale krijohen në palcën e eshtrave. Ato zhvillohen në qeliza gjaku – të kuqe e të bardhae kuqe dhe trombocite.

Gjatë transplantim, që i ngjan një transfuzioni gjaku, qelizat embrionale kalojnë përmes një tubi të vendosur në një venë në gjoks. Pasi këto qeliza të dhuruara hyjnë në trupin e marrësit, ato udhëtojnë në palcën e kockave dhe të fillojnë të bëhen qeliza të reja të gjakut.

Nëse personi ka gjakderdhje serioze ose kërcënuese për jetën që është duke shkaktuar anemi, ai/ajo mund të kenë nevojë për kirurgji për të kontrolluar gjakderdhjen për shkak të një ulçere në stomak ose kancer të zorrës së trashë.

Në qoftë se trupi është duke shkatërruar qelizat e kuqe të gjakut në një nivel më të lartë, pacienti mund të kenë nevojë për heqjen e shpretkës. Shpretka është një organ që heq qelizat e kuqe të gjakut nga trupi. Një shpretkë e zgjeruar ose e sëmurë mund të largojë qeliza e kuqe më shumë se normalisht, duke shkaktuar anemi.

Burimi kryesor: http://www.nlm.nih.gov/medlineplus/anemia.html

About these ads

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Create a free website or blog at WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 51 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: