Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Shumë rrugë çojnë në majë. Por disa njerëz ngjiten duke hapur udhë të reja. Ata quhen nismëtarë, si rilindasit, gjejnë një cështje që u dhimbset dhe i përkushtojnë punën dhe jetën.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shteti i Miçiganit i ofroi Presidentit Bamir Topi nderime të larta. Dje (22 shtator) Qyteti Harper Woods i dha atij çelsin e qytetit, guvernatori i Miçiganit i dërgoi mesazh mirëseardhjeje, ndërsa anëtari i Kongresit amerikan, përfaqësues i shtetit të Michiganit, e falenderoi për këtë vizitë. Ndalesën e pare, presidenti e bëri në Qendrën Islame Shqiptare në Harper Woods, afër Detroitit. Imami i kësaj qendre, Shuajb Gerguri e nderoi presidentin Topi me cmimin e jashtëzakonshëm “Vehbi Ismaili”. (më tepër…)
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Nje nga vizatimet më të famshme të Leonardo da Vinçit – Njeriu Vitruvian – është cilësuar si shembull i përpjekjeve për të bashkuar matematikën, artin dhe shkencën. ”Njeriu Vitruvian” është skicë e hollësishme e trupit të njeriut, e vizatuar në qendër të një katrori dhe rrethi, me krahet dhe këmbët e shtrira. Krahët dhe këmbët prekin skajet e katrorit dhe rrethit duke treguar stërgjatje, si per të lënë të kuptohet se njeriu sfidon cdo ndrydhje dhe është i prirur te kapërcejë cdo kufi, sapo nje kufizim i vendoset. (më tepër…)
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Në kohë të vështira ekonomike, duket sikur shtohet edhe numri i njerëzve që u drejtohen institucioneve fetare, për ndihmë, këshillë e shpresë. Qendra islamike shqiptare në Harper Woods, e vendosur që prej viti 1962 në periferi të një zone industriale siç ështe Detroiti, e provon këtë dukuri, sa herë që ndodh ndonjë ngadalësim ekonomik. Por kryetari i kësaj qendre, Imam Shuajb Gerguri thotë se shtimi i antarëve të xhamisë këto dy vitet e fundit është rrjedhim edhe i ardhjes së emigrantve të rinj. Në një bisedë me kolegun Astrit Lulushi, imam Gerguri foli edhe rreth çështjeve që shqetësojnë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ai u ndal në çështjen e ferexheve në shkolla, në mosmarrëveshjet mes komunitetit mysliman në Maqedoni dhe çështjen e debatueshme në Amerikë për ngritje ose jo të një xhamije pranë vendit të sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork. (shiko intervisten)
Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.