Astrit Lulushi’s Blog

Mars 2, 2013

Pse njerëzit qajnë?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

coverTë gjithë gjitarët mund të prodhojnë lotë, por njerëzit janë të vetmit që qajnë. Në librin  “Why Humans Like to Cry” (Oxford University Press, 2012), neurologu Michael Trimble trajton mënyrën se si evolucioni dhe kultura i dhanë trurit të njeriut formën dhe funksionin për të shprehur emocione në një nivel më të lartë sesa pjesa tjetër e botës shtazore.
(më tepër…)

Shkurt 27, 2013

Spiritualitet, fe dhe politikë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

meditimNë këtë botë ngërçesh e grindjesh, “njerëzit mund të bëhen më liberalë politikisht menjëherë pas një stërvitjeje shpirtërore siç është meditimi”, thuhet në një studim nga shkencëtarë në Universitetin e Torontos në Kanada.

(më tepër…)

Shkurt 24, 2013

Aristokrati i dinosaurëve

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

NopcsaLondër 1906. Një burrë shtat-shkurtër, me veshje elegante, ecën drejt skeletit gjigand të Dinosaurit në Muzeun e Historisë së Natyrës. Merr një nga eshtrat e këmbëve dhe e kthen në anë të kundërt; “ky është pozicioni i duhur!”, thotë. Shumë vizitorë e panë me habi, por zyrtarët e muzeut e njihnin. Quhej Ferenz. Ishte aristokrat, por edhe autoritet me famë në fushën e studimit të fosileve të kafshëve parahistorike.

(më tepër…)

Shkurt 17, 2013

Çështje të evolucionit; seleksionim i balancuar vs. seleksionim i më të mirit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

human chimpNjë analizim i gjërë i gjenomit në kërkim për dëshmi të seleksionimit balancues – ku procesi evolutiv nuk vepron për të zgjedhur përshtatjen e vetme më të mirë, por për të ruajtur variacionin gjenetik në një popullatë, – ka zbuluar të paktën gjashtë zona të gjenomit ku njerëzit dhe shimpanzetë kanë të njëjtin kombinim të varianteve gjenetike.

(më tepër…)

Shkurt 9, 2013

Ç’ndodhi me dinosaurët?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

yucatanShkaku i zhdukjes së dinosaurëve vazhdon të jetë mister. Në qarqe shkencore ka vite që shtrohen të njëjtat pyetje: Ishte kometë apo asteroid? Ishin shpërthimet vullkanike apo ndryshimi dramatik i klimës që solli zhdukjen e tyre? Fakti është se këto pyetje përmbajnë edhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me procesin e evoluimit të jetës në Tokë.

(më tepër…)

Shkurt 6, 2013

Më të shëndetshëm se prindërit?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

baby boomersPavarësisht reputacionit se brezi pas-luftës së dytë botërore apo “Baby Boomers” është më i shëndëtetëshëm dhe më aktiv, ai është aktualisht përgjithësisht më i dobët se brezi para-ardhës. Sipas Byrosë Amerikane të Censusit, periudha “Baby Boomers” në SHBA, përfshin vitet 1946 – 1964.

(më tepër…)

Janar 25, 2013

Kanceri (pak histori)

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

edwinsmithpapyrusKanceri është emër i përgjithshëm për një grup prej më shumë se 100 sëmundjesh. Kanceri fillon kur qelizat në një pjesë të trupit rriten jashtë kontrollit. Rreth 50% e meshkujve  dhe një e treta e të gjitha grave në SHBA do të zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre. Sot, miliona njerëz jetojnë me kancer ose kanë pasur kancer.
(më tepër…)

Janar 15, 2013

Ç’pamje kishin të parët tanë?

230caveman dietAstrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një metodë e re e analizimit të ADN-së  nga mostrat moderne mjeko-ligjore mund të përdoret gjithashtu për të identifikuar hollësitë fizionomike të njeriut të lashtë, duke analizuar mbetjet e tyre.

(më tepër…)

Janar 2, 2013

Cila ndodhi e para; ecja në këmbë apo këmba-dorës?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

humansIdeja tradicionale se paraardhësit e njeriut të sotëm zbritën këmbë-e-duar nga pemët dhe gradualisht filluan të ecin drejt në dy këmbë mund të jetë tepër e thjeshtuar.

(më tepër…)

Dhjetor 26, 2012

Pasardhës të bujqve a gjuetarëve, jemi ne?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gjatë vitit 2012, shkenca botërore u përqëndrua edhe në Shqipëri. Për shembull, në muajin prill, një grup shkencëtarësh arkeologë e antropologë nga Universiteti i Cincinnatit (SHBA) zbuloi vendbanimin bujqësor më të hershëm në Evropë, në Vashtëmi (Shqipëria juglindore).

(më tepër…)

Faqja Pasuese »

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 43 other followers