Astrit Lulushi’s Blog

Maj 25, 2013

Ora e trupit lidhet me depresionin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

body-clockPrishja e gjumit dhe ritmeve të tjera trupore që shpesh shoqërojnë depresionin klinik mund të lënë një shenjë në tru. Një studim i aktivitetit të gjeneve në trurin e njerëzve të cilët kanë vuajtur nga depresioni zbulon një çrregullim në ritmin e përditshëm qarkullues (circadian). Rezultatet u publikuan në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave (SHBA).
(më tepër…)

Maj 19, 2013

Shtohen rastet e çrregullimeve mendore mes fëmijëve

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

childrenDisa të dhëna shqetësuese mbi çrregullimet e shëndetit mendor mes fëmijëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
(më tepër…)

Maj 1, 2013

Aktorja Zeta Jones dhe çrregullimi bipolar

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Catherine Zeta JonesLajmi është se gjysma e një çifti të fuqishëm në Hollywood është shtruar në spital për trajtim mendor. Aktorja Catherine Zeta Jones, bashkëshortja e yllit tjetër të kinematografisë amerikane, Michael Douglas, është shtruar në një klinikë për shkak të çrregullimit bipolar.

(më tepër…)

Prill 2, 2013

Fenomenet paranormale – imagjinatë apo realitet?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

paranormal Shikimi i një drite në tunel, ndjenja e kalimit në një tjetër realitet ose dalja nga trupi, janë tipare të fenomeneve komplekse të njohura si “përvojë pranë vdekjes”. Disa thonë se këto fenomene janë prodhime fiziologjike, të tjerë këmbëngulin ato se janë psikologjike.

(më tepër…)

Mars 24, 2013

Ç’është paaftësia për të mësuar?

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Neurologji,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 7:10 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

learningNë Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, termi paaftësi për të mësuar përdoret për t’iu referuar kushteve psikologjike dhe neurologjike që ndikojnë aftësitë komunikuese dhe mundësitë e një personi për të mësuar në mënyrë efektive.
(më tepër…)

Mars 23, 2013

Gjuha, pasuria dhe shëndeti

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

languagePër disa, e ardhmja është fat, të tjerë thonë se ajo paracaktohet nga sjellja në të tashmen.

(më tepër…)

Mars 2, 2013

Pse njerëzit qajnë?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

coverTë gjithë gjitarët mund të prodhojnë lotë, por njerëzit janë të vetmit që qajnë. Në librin  “Why Humans Like to Cry” (Oxford University Press, 2012), neurologu Michael Trimble trajton mënyrën se si evolucioni dhe kultura i dhanë trurit të njeriut formën dhe funksionin për të shprehur emocione në një nivel më të lartë sesa pjesa tjetër e botës shtazore.
(më tepër…)

Shkurt 27, 2013

Spiritualitet, fe dhe politikë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

meditimNë këtë botë ngërçesh e grindjesh, “njerëzit mund të bëhen më liberalë politikisht menjëherë pas një stërvitjeje shpirtërore siç është meditimi”, thuhet në një studim nga shkencëtarë në Universitetin e Torontos në Kanada.

(më tepër…)

Shkurt 26, 2013

Studim – Metalet toksike lidhen me autizmin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

autismNë një studim të botuar së fundmi në revistën “Biological Trace Element Research”, nga shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Arizonës, tregon se fëmijët me autizëm kanë nivele të larta të metaleve toksike në gjakun e tyre dhe urinë në krahasim me fëmijët e zakonshëm. Studimi shqyrtoi 55 fëmijë me autizëm në moshat 5-16 vjeç dhe i krahasoi me fëmijë të moshave të ngjashme.

Në krahasim me fëmijët e tjerë, fëmijët me autizëm kishin nivele më të larta të plumbit në qelizat e kuqe të gjakut (+41 %); nivele më të larta të plumbit në urinë (+74 %); talium (+77 %); kallaj (+115 %); dhe tungsten (+44 %). Plumbi, taliumi, kallaj, dhe tungsten janë metale toksike që mund të dëmtojnë zhvillimin dhe funksionin e trurit, dhe gjithashtu ndërhyjnë në funksionimin normal të organeve dhe sistemeve të tjera të trupit.

Duke bërë një analizë statistikore të niveleve të metaleve toksike dhe ashpërsisë së autizmit, studimi zbuloi se në 38 % deri në 47 % të rasteve ashpërsia e autizmi lidhej me nivelin e disa metaleve toksike të tilla si kadmium dhe merkur.

Autorët e studimit sugjerojnë se një pakësim i ekspozimit ndaj metaleve toksike mund të ndihmojë për të përmirësuar simptomat e autizmit dhe se trajtimi për të hequr metalet toksike nga organizmi mund të zvogëlojë simptomat e autizmit. Por këto hipoteza kanë nevojë për eksplorim të mëtejshëm, ndërsa të dhënat që mbështesin idenë e tyre po vijnë duke u shtuar.

Shkurt 14, 2013

Depresion – Në kërkim të shkakut

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

journalAshtu si një zjarr i pyjeve ndizet papritur pa shkaktar të njohur, depresioni shpesh shpërthen pa arsye të dukshme.

(më tepër…)

Faqja Pasuese »

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 41 other followers