Astrit Lulushi’s Blog

Tetor 27, 2009

Roli i ADN-së në zbulimin e sëmundjeve

Skeduar te: Mjekesi, Shkence — astritlulushi @ 3:10 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

ADNÇfarë lloj sëmundjesh mund të gjenden në ADN?  Pyetje të ngjashme u bëjnë konsumatorëve disa firma që ofrojnë analiza gjenetike për të përcaktuar nëse një person ndodhet në rrezik për t’u prekur nga diabeti, sëmundje të zemrës e probleme të tjera shëndetësore. (më tepër…)

Shtator 23, 2009

Studime rreth trajtimit të goditjeve në tru

Skeduar te: Mjekesi, Shkence, Uncategorized — astritlulushi @ 4:36 am
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brain-1Goditje në tru do të thotë humbje e shpejtë e aftësisë së funksionit të trurit për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gjak. Prandaj këshilla është kjo; nëse shikoni një njeri që pëson goditje në tru, lajmëroni menjëherë për ndihmë mjekësore.  Shenjat paralajmëruese të goditjes në tru shpesh shfaqen papritur. (më tepër…)

Shtator 15, 2009

Sëmundja e Alzeimerit e pashërueshme edhe 103 vjet pas zbulimit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

AlzheimerSëmundja e Alzeimerit prek miliona njerëz. Megjithëse u mbushën më shumë se 100 vjet  nga zbulimi i kësaj sëmundjeje që shfaqet me humbjen e kujtesës,  shkencëtarët ende vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një kure. Kjo sëmundje shkatërron trurin e njerëzve dhe shkaku i saj mbetet i panjohur. (më tepër…)

Gusht 4, 2009

Hëna, ku njeriu nuk shkon më

Skeduar te: Histori, Kulture, Shkence — astritlulushi @ 3:57 am
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi,  Zëri i Amerikës

apolloNë dhjetor të vitit 1972, astronautët amerikanë lanë në Hënë një pllakë metalike me këtë mbishkrim: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës…” . Kështu, eksplorimet në Hënë që kishin filluar me anijen Apollo 11 më 1969, përfunduan me anijen Apollo 17 në vitin 1972.  (më tepër…)

Maj 12, 2009

Gjenet që shkaktojnë autizmin

Skeduar te: Mjekesi, Shkence — astritlulushi @ 3:02 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
mutationRezultatet e përbashkëta të tre studimeve të reja në fushën gjenetike kanë njëjtësuar gjenet përgjegjës kryesorë që shkaktojnë autizmin, një çrregullim neurologjik. Sipas revistës Nature – Anale të Gjenetikës, shumë ndryshime që ndodhin tek  gjenet që janë përgjegjës për formimin dhe  mirëmbajtjen e lidhjeve midis pjesëve të trurit,  (më tepër…)

Shkurt 24, 2009

Kodi gjenetik i viruseve të gripit

Skeduar te: Mjekesi, Shkence — astritlulushi @ 2:03 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

grip-virusShkencëtarët janë pranë zgjidhjes së misterit të të ftohurit të zakonshëm ose gripit. Në fakt deri tani ata kanë zbuluar se ekzistojnë rreth 100 viruse të ndryshëm që shkaktojnë të ftohur po aq të ndryshëm, që duken njësoj të zakonshëm.  Shkencëtarët kanë deshifruar përbërjen gjenetike për të gjitha viruset që shkatojnë të ftohurin dhe kanë krijuar një hartë (më tepër…)

Janar 6, 2009

Sy bionik që premton shumë

Skeduar te: Mjekesi, Shkence — astritlulushi @ 10:26 am
Tags: , , ,


sybionikShkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbërit. Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë. (më tepër…)

Dhjetor 17, 2008

Pas njё bisede me Dr. Rifat Latifin

Astrit Lulushi

Dr. Rifat Latifi

Dr. Rifat Latifi

Kёtё muaj (dhjetor 2008), Dr. Rifat Latifi, Profesor i Kirurgjisё nё Universitetin e Arizonёs-Tuson, dhe Drejtor i Programit tё Telemjekёsisё sё Kosovёs, bёri njё vizitё nё studiot e Zёrit tё Amerikёs nё Uashington. Ardhja e tij pёrkoi edhe me 6 vjetorin e fillimit tё programit pёr telemjekёsi nё Ballkan, qe eshte nisma e tij. I pyetur rreth pёrparimeve nё zbatimin e kёtij programi nё kёto 6 vjet, doktor Latifi u shpreh pozitivisht dhe i kenaqur nga pёrkrahja qё po i jepet zhvillimit tё telemjekesisё si nga mjekёt ashtu edhe nga zyrtarёt nё Shqipёri, Kosovё e Maqedoni. (më tepër…)

Dhjetor 12, 2008

Midis ndjenjës dhe arsyes

Astrit Lulushi

phineas2Zhvillime të shpejta ndodhin sot në të gjitha fushat. I shqetësuar se mos mbetet mbrapa, njeriu është vazhdimisht në kërkim të mjeteve e mënyrave për të vrapuar me të njëjtin hap. Por duket se kjo është një garë që kërkon përdorimin me zgjuarsi jo vetëm të njohurive, por edhe emocioneve. Jo rrallë vihet re se si 2 persona me të njejtën shkallë njohurish e në kushte të barabarta, nuk janë njësoj të suksesshem. (më tepër…)

Dhjetor 3, 2008

Revolucion i ri, në shkencë

Skeduar te: Shkence — astritlulushi @ 12:55 am
Tags: , ,

Astrit Lulushi

butterflyeffect1Fjalët nuk janë krijesa të gjalla; ato nuk marrin frymë, nuk ecin, nuk bien në dashuri. Megjithatë, si qeniet njerëzore, ato kanë jetën e tyre. Fjalët lindin për të shprehur një kuptim; pastaj marrin kuptime të reja, që janë zgjatje të natyrëshme të kuptimeve fillestare. Në jetë njeriu meson se cdo të thotë “nxehtë” e “ftohtë”, por ndërsa fiton përvojë, ai zbulon se ka njerëz që “nxehen” dhe njerëz “të ftohtë”, por që gjendja e tyre nuk ndikohet nga temperatura. (më tepër…)

Blog at WordPress.com.