Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 12, 2011

Shtohet rreziku i prekjes nga sëmundja COPD

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:52 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreziku për prekjen nga sëmundja COPD është më i lartë sesa rrezikui i prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe disa lloj kanceresh.

(more…)

Mars 16, 2011

Analizë gjaku për të zbuluar herët Sëmundjet e Mushkërive

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:15 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mushkëritë janë organe jetike që thithin oksigjenin nga ajri dhe e dërgojnë atë në gjak. Pavarësisht nga dëshmitë se tymi i duhanit dëmton mushkëritë, njerëzit vazhdojnë të pijnë. Sipas një studimi, një analizë e re gjaku mund të përcaktojë saktë se është koha për të lënë duhanin. Sëmundjet e mushkërive mbulojnë një gamë të çrregullimeve nga astma dhe gripi e deri tek tuberkulozi, emfizema ose bllokimi kronik i frymëmarrjes  apo COPD dhe kanceri. (more…)

Qershor 23, 2010

Steroidet dhe COPD

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sëmundja e bllokimit kronik të mushkërive, e njohur si COPD, është e rrezikshme, dhe zakonisht pasojë e pirjes së duhanit për shumë vite. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se 200 milion njerëz janë diagnostikuar me këtë sëmundje, dhe shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulta ose të mesme. Sëmundja COPD është kronike, jo e shërueshme, por jeta e pacientëve mund të zgjatet nëpërmjet trajtimit me steroidet. (more…)

Shkurt 16, 2010

Aktori Xhim Belushi në fushatë kundër sëmundjes kronike të bllokimit të mushkërive (COPD)

Aktori Xhim Belushi në fushatë kundër sëmundjes kronike të mushkërive
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më shumë se 24 milionë amerikanë vuajnë nga Sëmundja Kronike e Bllokimit të Mushkërive, ose COPD. Por gjysma e tyre nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje dhe mbeten të pa-diagnostikuar. Aktori i njohur Jim Belushi, ishte dje në qytetin e Pentagonit, një nga ndalesat e tij gjatë udhëtimit me automobil përgjatë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese kundër kësaj sëmundjes. (more…)

Tema Rubric. Blog te WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 51 ndjekësve të tjerë