Astrit Lulushi’s Blog

30 Dhjetor, 2008

Paniku dhe sëmundjet e zemrës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 9:46 am
Tags: , , ,


panic-attack-munchÇdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm.  Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm. (more…)

Metodë e re operimi në shtyllën kurrizore

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 9:17 am
Tags: , , , ,


backsurgeryShumë njerëz provojnë dhimbje në shtyllën kurrizore, të cilat shkaktohen nga traumat, mosha e thyer a sforcimet fizike. Këto krijojnë dhimbje si pasojë e shtypjes a presionit në fijet nervore. Për lehtësimin  e dhimbjeve shpesh përdoren barna a masazhe dhe kur këto nuk japin rezultat, përdoret operimi gjatë të cilit mjekët ndërrojnë diskun a ruazën e dëmtuar. (more…)

24 Dhjetor, 2008

Ndikimi i një fotografie

Astrit Lulushi

riverRivaliteti është një shprehje me burim nga kohët, kur njerëz që jetonin në brigjet e kundërta të të njëjtit lumë, përpiqeshin, grindeshin a luftonin se kush prej tyre të gëzonte a të përfitonte më shumë nga të mirat e rrjedhës. Prandaj edhe rivaliteti i brendshëm i pjestarëve të së njëjtës rrymë, pavarësisht se në çfarë fushe, aq më tepër në art, është i mirëfilltë duke gjykuar të paktën edhe nga përçarjet e rrymat e shumta, që ndeshen në botën artistike. (more…)

23 Dhjetor, 2008

Zometa edhe kundër kancerit të gjirit


zometa1Një ilaç kundër osteoporozës gjithashtu mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit. Sipas një studimi të ri, ilaçi i quajtur Zometa, kur injektohet ne venat e grave me kancer në gji, mund veprojë krahas  kimoterapisë për të ndihmuar në tkurrjen e tumorit. (more…)

Sa i ulët duhet të jetë niveli i kolesterinës së keqe

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:45 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

cholesterol-1Ulja drastike  i nivelit lartë të kolesterinës ndihmon pacientët me diabet për të përmirësuare gjendjen e artereve të tyre. Kështu thuhet në një studim i kryer nga shkencëtarët e Institutit kombëtar kundër sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe gjakut. Tek pacientët që e ulën nivelin e kolesterinës së keqe në 70, trashësia e artereve u pakësua dukshëm, (more…)

17 Dhjetor, 2008

Pas njё bisede me Dr. Rifat Latifin

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Dr. Rifat Latifi

Dr. Rifat Latifi

Kёtё muaj (dhjetor 2008), Dr. Rifat Latifi, Profesor i Kirurgjisё nё Universitetin e Arizonёs-Tuson, dhe Drejtor i Programit tё Telemjekёsisё sё Kosovёs, bёri njё vizitё nё studiot e Zёrit tё Amerikёs nё Uashington. Ardhja e tij pёrkoi edhe me 6 vjetorin e fillimit tё programit pёr telemjekёsi nё Ballkan, qe eshte nisma e tij. I pyetur rreth pёrparimeve nё zbatimin e kёtij programi nё kёto 6 vjet, doktor Latifi u shpreh pozitivisht dhe i kenaqur nga pёrkrahja qё po i jepet zhvillimit tё telemjekesisё si nga mjekёt ashtu edhe nga zyrtarёt nё Shqipёri, Kosovё e Maqedoni. (more…)

16 Dhjetor, 2008

Të mirat e terapisë me hormone

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:22 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

hormoneNjë studim ri arrin në përfundimin se grate e moshuara përfitojnë një sërë të mirash nga terapia me hormone, dhe shumë prej tyre i ndjenë këto përfitime edhe për një kohë të gjatë pas menopauzës. Rezultatet e këtij studimi përbëjnë një siguri më shumë për mjekët të cilët kanë trajtuar për vite grate që vuajnë nga  sipmtomat e menopauses.

(more…)

Ginko Biloba

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:48 pm
Tags: , , , , ,


ginkoEkspertët thonë se në botë ka të paktën 30 milionë vetë që jetojnë me Dementia, simptomë e Alcajmerit që shkakton humbje kujtese. Në vitin 2050 ky numër mund të arrijë në 100 milionë. Deri tani kërkimet për gjetjen e një kure kanë qënë të pasuksesshme, ndërsa një studim tregon se një bimë e lashtë mjekësore është premtuese. (more…)

9 Dhjetor, 2008

Studim mbi ilaçet e llojit Statin

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:53 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

crestor

Rreth 25 milionë njerëz në mbarë botën marrin ilace statin për mbajtjen nën kontroll të nivelit të kolesterinës. Statinët janë edhe mes barnave më të shitura në botë. Vlera e tyre arrin rreth 22 miliardë dollarë në vit. Mjekët thonë se një studim i ri i kryer nga prodhuesit e ilaçit statin Crestor mund të ndihmojë për të

(more…)

Imazhet kompjuterike në kirurgji

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:22 pm
Tags: , , , ,


surgery2Një kompjuter i ri që mundëson paraqitjen shumë dimensionale të trupit të njeriut shumë shpejt mund të përdoret nga mjekët për të pare nga brenda organizimin e pacientëve. Kjo paisje e re është zhvilluar nga shkencëtarët pranë universitetit të Kalgarit në Kanada. (more…)

Faqja Pasuese »

Blog te WordPress.com.