Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 1, 2008

Vitamina B dhe Alzheimeri

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 8:19 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

alzaimerKa kohë që shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra për të ngadalësuar zhvillimin e sëmundjes së Alcajmerit (Alzheimer), nga e cila preken gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, numri i rasteve me Alcajmer dyfishohet çdo 5 vjet për persona nga mosha 65 deri 85 vjeç. Por nëse kjo sëmundje vonohet për 5 vjet, numri i rasteve në mbarë botën do të përgjysmohej.

Deri kohët e fundit, mjekët kishin shpresuar se doza të larta me vitamine B mund të ulnin ritmin e vdekjes së qelizave të trurit dhe si rrjedhojë të ngadalësonin keqësimin e sëmundjes. Por një studim i ri tregoi se vitamina B në doza të larta nuk ishte e efektshme, përkundrazi ajo duket se i shtoi rastet e depresionit tek pacientët që e marin atë. Doktor Paul Ejsin, një prej autorëve të studimit, thotë se rezultatet ishin zhgënjyese, pasi marrja e vitaminës B në doza të larta nuk pati ndonjë ndikim pozitiv ndaj Alcajmerit.

Pacientët me Alcajmer kanë nivele të larta të një substabnce kimike të quajtur homocystein. Vitamina B ndihmon për shpërbërjen e kësaj substance në gjak, prandaj shkencëtarët donin të vërtetonin nëse shtimi i vitaminës B tek pacientët me Alcajmer do të ndihmonte në ngadalësimin e humbjes së kujtesës. 240 pacientë morën çdo ditë vitamina B, ndërkohë që 170 të tjerët morën placebo. Tek ata që morën vitamina B niveli i homocystinës u pakësua rreth 25 përqind, megjithëse të dy grupet e pacientëve patën të njëjtën shkallë humbjeje kujtese.

Reklama

3 Koment »

  1. diqka me shum per vitaminen B.si ndikimi i saj ne organizem rendesia e saj etj,…

    Koment nga linka — Janar 25, 2009 @ 10:48 am | Përgjigjuni

  2. diqka me shum per vitaminen B ne pergjithsi

    Koment nga linka — Janar 25, 2009 @ 10:53 am | Përgjigjuni

  3. dicka me shum rreth vitamines b

    Koment nga keli — Mars 28, 2009 @ 1:04 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: