Astrit Lulushi’s Blog

2 Dhjetor, 2008

Mikrobet e gripit jetojnë më gjatë se ç’mendohej

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:18 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

microbes-wallpaper3Një studim i ri tregon se mikrobet që shkaktojnë të ftohurin e zakonshem jetojnë më gjatë sesa mendohej më parë. Shkencëtarët thonë se këto mikrobe mund të qëndrojnë të gjalla për disa ditë në dorezat e dyerve e sipërfaqeve të tjera. Studimi i kryer nga shkencëtarë në universitetin e Virxhinias tregon se kur persona me të ftohur ose grip prekin dorezën e derës,  ata lënë edhe mikrobe. Në se dikush  tjetër jo i sëmurë e prek këtë dorezë, në 90 përqind të rasteve mikrobi kalon në trup. Madje në 50 përqind të rasteve këto mikrobe transmetohen edhe pas 48 orësh. Doktor Filip Tierno pranë universitetit të Nju Jorkut thotë se viruset mund të transmetohen kudo në shtëpi, prandaj për higjenë të mirë shtëpiake ai rekomandon pastrimin shpesh të sipërfaqeve të ndryshme me solucione disinfektuese. Gjatë studimit u vu re se sipërfaqet më të ndotura në shtëpi janë dorezat e dyerve, pajisjet për kontrollin e televizorit, lodrat dhe rubinetat. Doktor Tierno thotë se larja e duarva para prekjes së fytyrës dhe para ngrënies, mund të eleminojë thuasje plotësisht mundësitë e prekjes nga gripi apo i ftohuri i zakonshëm.

3 Koment »

  1. une quhem arton elshani jem i drenasit jetoj ne paris,
    nuk e di qfar te them sepse jan te rrezikshme smundjet keqberese

    Koment nga arton — 8 Shtator, 2009 @ 12:26 pm | Përgjigjuni

  2. shume e saktë kjo pjes me se shumti mokrobet ngjiten ne doreza te dyerve . eshte mir te jet edhe neper revista dhe gazeta kjo pjes.

    nga:leandra ukshini

    GJILAN Kosovë

    Koment nga leandra — 23 Tetor, 2009 @ 8:23 am | Përgjigjuni

  3. kjo eshte shume e drejte per mua mikrobet je gjeja me e

    Koment nga frenkli — 27 Shkurt, 2010 @ 8:13 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: