Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 2, 2008

Pakësohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatë vitit 2008

Filed under: Bujqesi,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:32 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

kancerNjë raport vjetor mbi kancerin tregon për herë të parë se rastet e reja me kancer dhe numri i vdekjeve nga kjo sëmundje kanë rënë dukshëm. Raporti vjetor i shoqatës amerikane kundër kancerit dhe i institutit kombëtar të kancerit sjell lajme të mira. Studimet prej dekadash në laborator dhe këshillat për të përdorur ushqime të shëndetëshme, për të kryer ushtrime fizike e për të lënë duhanin duket se po japin rezultat. Doktor Len Ligtenfilld i shoqatës kundër kancerit thotë se është bërë përparim në kërkime, trajtime dhe në zgjimin e vetëdijes së njerëzve mbi shkaqet e kancerit. Në raport vihen në dukje suksese në luftën kundër disa lloj kanceresh të rrezikëshme. Për shembull, numri i rasteve të kancerit të gjirit u pakësua 1 presje 3 përqind. Mjekët thonë se kjo ka ardhur si rezultat i pakësimit të përdorimit të terapisë për zevendësimin e hormoneve për trajtimin e simptomave të menopauzës. Gjithashtu, numri i rasteve të kancerit të zorrës së trashë u ra më shumë se 2 përqind, dhe rastet e kancerit në prostat u pakësuan 1 përqind, Kjo erdhi kryesisht si rezultat i diagnostimimit të hershëm të kancerit.

Raporti zbulon edhe një lidhje interesante të rolit që disa shtete kanë luajtur për pakësimin e rastev të kancerit mes banorëve të tyre. Për shembull, në Kentaki, ku nuk ka rregulla të rrepta për ndalimin e duhanit, numri i rastet e reja të kancerit të mushkërive është 3 herë më i lartë sesa në Juta, një shtet që shkurajon pirjen e duhanit. Kalifornia lavdërohet në raport sepse numri i rasteve të reja  me kancer në mushkëri tani është 75 përqind më i ulët se në shtetet e tjera, kjo për arsye të masave për ndalimin e duhanit në mjedise të mbyllura publike, për rritjen e taksave të blerjes së të cigareve dhe zbatimin e programe edukative mbi rreziqet që sjell pirja e duhanit.

Në raport thuhet se numri i vdekjeve nga kanceri i prostatës ra 4 përqind; numri i vdekjeve nga kanceri i zorës së trashë ra 2 presje 5  përqind përqind dhe numri i vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i gjirit u pakësua 2 përqind. Ekspertët thonë se për të gjitha këto, duket se rol kryesor kanë luajtur barnat dhe mënyrat e reja të diagnostikimeve dhe trajtimet.

Advertisements

5 Koment »

  1. Pershendetje zoteri Astrit Lulushi. nje dit apo ma sakt par 2 jave pash nje koment, reportazh, ne zerin e amerikes, ishte fjala per nje ilac, kanceri, ne trun.simbas reportazhit, dhe bisedusit qe folen ilaci kishte pas shum suksen. pasi se edhe Vajza ime ka gati te njejtin Tumor si aj Mjeku qe folin ne reportazh, me shtyni tju pys juve a mundeni te me me japni nje sqarim pak me te zgjeruar per kete semundje te Kancerit, Vajza ime eshte 20vjeqare dhe kurr ska qen e semur, por para 4muaj, ja i ndodhi edhe vajzes time te ket ket kancer ne Tru. mjeket e operuan, por e quditshme ishte se vajza ime kishte 2y tumore ne Koké, pytja eshte eshte ky ilac, edhe per trunin dhe ka sukses per te sheruar pacientin psh, vajzen time pres mendimin tuaj, me nderime ju pershendes, Metushi nga Zvicra

    Koment nga Kanceri ne Tru — Korrik 27, 2009 @ 4:31 pm | Përgjigjjuni

  2. bukur shume

    Koment nga 24media — Gusht 19, 2010 @ 2:56 pm | Përgjigjjuni

  3. pershendetje,,nipi im ka tumor ne tru dhe e ka malinj. Doktoret ne Angli i kane bere 3 operacione. A mund mund te jetoje njeriu me kete lloj tumori? Nipi im esht vetem 4 vjec.

    Koment nga suzana — Tetor 15, 2011 @ 9:59 am | Përgjigjjuni

    • Tumoret e trurit prekin rreth 1.500 deri 2.000 fëmijë në SHBA çdo vit. Ata diagnostikohen më shpesh mes moshës tre dhe tetë vjeç, por mund të ndodhë në çdo moshë. Një tumor i trurit rezulton nga një rritje anormale e indeve në tru. Tumoret mund të jenë pak-a-shumë malinje. Tumoret malinje kanë prirje të rriten me shpejtësi dhe mund të përhapen në palcën kurrizore. Për tumoret malinje ende nuk ka nje trajtim standard. Për këta lloj tumorësh, operacioni mund të jetë i vetmi trajtim i mjaftueshëm.

      Shërim sa më të shpejtë nipit tuaj.

      Koment nga astritlulushi — Tetor 15, 2011 @ 10:51 pm | Përgjigjjuni

  4. te falenderoj nga zemra..shpresojm qe zoti ben mrekulli me ket engjull..se po na ik truri….

    Koment nga suzana — Tetor 23, 2011 @ 8:57 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: