Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 5, 2008

Studim rreth mbipeshës trupore në ShBA

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:44 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

mbipesha-ne-shbaNjë studim i ri tregon se niveli i mbipeshës mes amerikanëve ka pësuar një rritje në 37 shtete. Për shembull, në Kolorado, 20 përqind e popullatës  janë mbipeshë. Por kilogramët e tepërt rëndojnë edhe mbi shëndetin e përgjithshëm, duke ndikuar që rastet e diabetit të tipit 2 të shënonin rritje në 26 shtete.Në vitin 1980, 15 përqind e amerikanëve ishin mbi peshë. Sot kjo shifër arrin në 30 përqind, pa  shenja se mund të zbresë. Sipas një studimi nga Fondacioni për Shëndetin e Amerikës, Shtetet e Bashkuara morrën notë ngelëse përsa i përket kontrollit të nivelit të mbipeshës. Vitin e kaluar, niveli i mbipeshës u rrit në 37 shtete, me shtetin Delauer ku ritmet e rasteve të tilla ishin më të shpejta se në çdo shtet tjetër. Vetëm shteti Kolorado kishte një nivel mesatar të mbipeshës prej 20 përqind me një rritje prej 1 përqind në krahasim me vitin 2006. Në shtetet Misisipi, Tenesi e Arkansa rastet e mbipeshës mes banorëve kanë arritur në nivelin më të lartë ku 1 në 3 veta mes të rriturve është mbipeshë. Shtimi i kilogramëve do të thotë shtimi i problemeve shëndetësore dhe shpenzimeve që lidhen me to. Kostoja vjetore për trajtimin e mbipeshës në Shtetet e Bashkuara tashmë arrin në 61 miliardë. Shumë prej këtyre fondeve shkojnë për trajtimin e diabetit të tipit 2 që shkaktohet nga mbipesha.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: