Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 5, 2008

Studim rreth vitaminës B

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 8:09 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

vitamin-b

Për më shumë se një dhjetëvjeçar, mjekët the pacientët me sëmundje të zemrës kanë qënë tepër të interesuar rreth vitaminës B, pasi studimet kishin treguar se ajo mund të parandalojë një goditje të dytë në zemër dhe ndihmonte për shmangjen e bllokimit të artereve që furnizojnë trurin me gjak.

Vitamina B ul nivelin e një amino acidi të quajtur  homocystein, i cili kur ndodhet në nivele të larta forcon arteret, prandaj konsiderohet si faktor rreziku për sëmundjet kardio vaskulare. Mjekët pranë universitetit Haukeland në Norvegji kërkuan të shihnin nëse ulja e nivelit të këtij amino acidi mund të përmirësonte jetën e pacientitëve. Gjatë studimit ata trajtuan me vitaminë B rreth tre mijë pacientë me sëmundje të zemrës. Disa iu dhanë doza të përditëshme ndryshme vitaminash B 12, B 6 dhe acid folik, ndërsa të tjerëve placebo. Pas tre vjetësh vëzhgimi, mjekët vunë re tek pacientët e trajtuar me vitamina B se edhe pse niveli i amino acidit homocysteine u ul  35 përqind, gjendja e tyre shëndetësore nuk pati ndonjë përmirësim të dukshëm. Me këto rezultatet, shkencëtarët arritën në përfundimin se ulja e nivelit të homocysteines duket se nuk ndryshon rrjedhën e sëmundjes dhe ndoshta as nuk ndihmon në parandalimin e ndonjë goditjeje në zemër. Ata thonë se masat më të mira parandaluese vazhdojnë të jenë, zbatimi i një diete të shëndetëshme, mbajtja e kolesterinës në nivel të ulët, kryerja e ushtrimeve fizike dhe mospirja e duhanit.

Advertisements

1 Koment »

  1. DESHA TE PYES QE VITAMINAT B6 B12 DHE B1 AJEP EFEKT PER TU PIRE DHE SE MENDOHET PER NGRIRJE NERVASH DHE CFAR MUND TE PIHET NESE PER NJI KOHE MUND TE VUASH SE KE PROBLEME NERVORE OSE STRES DHE TE JEP PAK SHTRENGIME NE GRYKE DHE CFAR MUND TE PIHET NE TE TILLA RASTE.JU FALEMINDERIT NE SE ME KTHENI PERGJIGJE.

    Koment nga enkeleda — Shtator 1, 2009 @ 9:33 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: