Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 5, 2008

Trajtimi i pasojave të diabetit

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:26 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

diabet2Retinopathia diabetike që shkaktohet nga ndryshimet në venat e gjakut në retinë është bëhet edhe një nga shkaktarët kryesorë të verbimit. Vështirësitë në qarkullimin e gjakut përbëjnë një problem të zakonshëm për pacientët me diabet. Kur venat e gjakut në sy bllokohen, pasoja shpesh është humbja e shikimit. Mënyra më e mire për parandalimin e dëmtimit të syve nga diabeti është mbajtja e nivelit të sheqerit në gjak nën kontroll. Por kërkimet e reja në këtë fushë tregojnë se edhe një ilaç i thjeshtë kundër presionit të gjakut mund të ndihmojë.

Një grup shkencëtarësh nga disa vende të ndryshme kryen disa studime ku u përfshinë pacientë me diabet të tipit 1 dhe 2. Ata vunë re se një tablet i quajtur Atacand ose Ratacand që përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, pakëson 18 përqind rrezikun e dëmtimit në sy tek personat me diabet të tipit 1.

Tek personat me diabet të tipit 2, ilaçi Atakand ngadalëson procesin e humbjes së shikimit. Përfitimet nga ky ilaç janë të thjeshta dhe nuk mund të quhet kurë. Por 65 mijë amerikanë që preken cdo vit nga humbja e të parit si pasojë e diabetit, edhe një parandalim sado i vogël sjell një ndryshim të madh në jetën e tyre .

Advertisements

1 Koment »

  1. i fejuari im eshte diabetik pa insulin nuk mund te haje asgje deshta te pyes a mund te kete pasoja tek femijet e mi ne te ardhmen qe te lindin me ndonje te mete ?

    Koment nga nakki — Tetor 23, 2010 @ 11:15 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: