Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 9, 2008

Ndikimi i pijeve alkoholike

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:16 pm
Tags: , ,



alcohol1 Marrja e moderuar e pijeve alkoholike mund të përmirësojë shëndetin, por studimet e kohëve të fundit tregojnë se kur kjo këshillë shpërdorohet, atëherë krijohen probleme në zemër. Autorët e studimit morën në shqyrtim mijëra gra të moshës 30 deri 40 vjeç dhe vunë re se ato që merrnin dy ose më shumë gota me pije alkoholike në ditë rrezikoheshin për t’u prekur nga çrregullimet e rrahjeve në zemër.

Shumë studime kanë arritur në përfundimin se konsumimi në masë apo i moderuar  i pijeve alkoholike ul në një fare shkallë rrezikun  për t’u prekur nga sëmundje në zemër.
Pyetja që shtrohet është: Çfarë sasie quhet e moderuar dhe a dëmtohet zemra nga tejkalimi i kësaj mase?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve,  shkencëtarët morën në shqyrtim rreth 35 mijë gra në moshë mesatare. Ata vunë re se edhe dy gota pijesh  alkoholike në ditë venë në rrezik shëndetin e zemrës. Studimi u krye nga shkencëtarët pranë spitalit të grave dhe  Brigham në Boston, të cilët vëzhguan e grumbulluan të dhëna per më shumë se 12 vjet duke i pyetur grate në mënyrë periodike rreth përdorimit të alkoholit dhe çfarë problemesh kishin provuar gjatë ose pas pirjes.

Këto të dhëna shkencëtarët i krahasuan me ato të grumbulluara duke pyetur një grup tjetër grash që nuk pinin alkohol.  Ata arritën në përfundimin se grate që kishin pirë 2 ose më shumë gota në ditë ishin 60 përqind më në rrezik për t’u prekur nga çrregullime të rrahjeve të zemrës ose atrial fibrillation, gjendje që shton gjasat për goditje a paralize.  Ndërsa, gratë që kishin konsumuar më pak se dy gota pijesh në ditë nuk patën ndonjë rrezik për problem në zemër. Sipas ekspertëve, kjo lë të kuptohet se përdorimi i pijeve alkoholike në mënyrë të kufizuar,  më pak se dy gota në ditë, është mënyra më e mire për të patur një zemer të shëndetëshme në periudhë afatgjate.  Rezultatet e studimit u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, Jama.

Advertisements

1 Koment »

  1. Mendoj se do te ishte ma e vlefshme edhe per lexuesit te percaktohej me konkretisht sasia e alkolit.Shprejhja e perdorur 2 gota eshte e pergjithshme per mendimin tim.Sepse kemi gota pershembull nga 30gram deri ne 200 gram.
    Lind pyetja per cilat gota e ka fjalen autori.Nga ana tjeter per cilin alkol bahet fjale pasi edhe pijet alkolike ndryshojne ne sasin e koncentrimit te alkolit qe ata kane.Pershembull Tjeter eshte birra me n ji perbajtje mesatare 4.5 deri ne 5 perqind alkol dhe tjeter eshte rakia,uiski e keshtu me rradhe.
    Po te me degjoni mua ju them te mos harroni nji shprehje te vjeter : Nese doni te jetoni gjate pini birre ,nese nuk doni te vdisni kurre pini vere.
    Me respekt per faqen dhe auditorin.

    Koment nga Dashnor — Korrik 18, 2010 @ 10:05 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: