Astrit Lulushi’s Blog

9 Dhjetor, 2008

Studim mbi ilaçet e llojit Statin

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:53 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

crestor

Rreth 25 milionë njerëz në mbarë botën marrin ilace statin për mbajtjen nën kontroll të nivelit të kolesterinës. Statinët janë edhe mes barnave më të shitura në botë. Vlera e tyre arrin rreth 22 miliardë dollarë në vit. Mjekët thonë se një studim i ri i kryer nga prodhuesit e ilaçit statin Crestor mund të ndihmojë për të

njëjtësuar më shumë pacientë me rrezik ndaj goditjeve në zemër e bllokimit të artereve në tru. Studimi i paraqitur pranë shoqatës amerikane kundër sëmundjeve të zemrës lë të kuptohet se nga marrja e një ilaçi statin për uljen e kolesterinës mund të përfitojnë edhe personat me artere të pezmatuara megjithëse kanë nivel normal ose të ulët kolesterine.

Për shumë vite, barnat statinë u janë janë rekomanduar pacientëve me nivel të lartë kolesterine, për t’i ndihmuar që të parandalojnë bllokimin e artereve dhe të ulin rrezikun e goditjeve në zemër, si dhe të shmangin hemoragjitë cerebrale. Por studimi i ri arriti në përfundimin se këto lloj barnash mund të ndihmojnë edhe 30 përqind të pacientëve të tjerë për parandalimin e sëmundjeve në zemër. Sipas firmës Crestor që financoi studimin, nga marrja e këtij ilaçi do të përfitonin edhe 32 milionë njerëz me nivele normale të kolesterinës, por me shenja pezmatimi arterial.

Studimi i quajtur Jupiter, mori në shqyrtim 18 mijë vetë për dy vjet. Rezultatet ishin aq të qarta e bindëse sa që shkencëtarët e panë të arsyeshme të mos e vazhdonin më tej. Kardiologu Dejvid Purl pranë spitalit të universitetit Xhorxhtaun  në kryeqytetin amerikan, thotë se ilaçet statin tani do të shihen edhe më shumë si mjete të besueshëm në mjeksinë parandaluese. Ai thotë se shkencëtarët po përpiqen për ta sulmuar sëmundjen që në fazë të herëshme, në mënyrë që njerëzit  të trajtohen para se të pësojnë goditje në zemër dhe për t’i shpëtuar ata nga ndërhyrjet kirugjike.

Studimi Jupiter u përqëndrua në ilaçin Rosuvastatin, që shitet nën emrin Crestor. Studimi u krye në mënyrë të pavarur, megjithëse u financua nga firma Crestor. Kjo firmë prodhon edhe ilaçin që mban të njëjtin emër. Crestor – Krestor është një ilaç relativisht i ri mes barnave të shumta  të tjera llojit statin që shiten me recetë në farmaci. Crestor është edhe një nga ilaçet më të shtrenjta në treg.  Doktor Purl thotë se mjekët dhe pacientët duhet të peshojnë të mirat që sjell ilaçi, koston dhe efektet anësore të tij. Pas përdorimit për një kohë të gjatë, ilaçet statin mund të prekin mëlçinë, ndërsa studime të tjera kanë treguar se statinët ndikojnë në një farë shkalle edhe në shtimin e rrezikut të prekjes nga diabeti. Doktor Purl thotë se rezultatet e studimit të ri nuk duhet të kuptohen se çdo njeri me nivel normal të kolesterinës duhet të marrë statin. Ky lloj ilaçi duhet të merret vetëm kur personi ka shenja të pezmatimit të artereve të gjakut. Duke u njohur me rezultaet e studimit, doktor Purl i universitetit Xhorxhtaun mendon se tani gjithnjë e më shumë mjekë do të kërkojnë që si pjesë e ekzaminimit rutinë të pacientit të përfshihet edhe analiza e veçuar e gjakut për të njëjtësuar proteinën reaktive C.

3 Koment »

  1. Mirembrema zoti Lulushi,

    Ju falenderoj per informacioni interesant e te dobishem qe ju percillni ne fushen e mjekesise.
    Ky informacion ne formen dhe gjuhen qe perdoret eshte shume i vlefshem per njerezit me njohuri relativisht jo shume te larta ne fushen e mjekesise.
    Dhe nje here faleminderit.
    Me respekt
    Melita Leka

    Koment nga Melita — 28 Prill, 2009 @ 6:42 pm | Përgjigjuni

  2. Ju falenderoj sinqerisht per kete informacion shume te dobishem .

    Koment nga Harilla Ereqi — 23 Mars, 2011 @ 5:18 pm | Përgjigjuni

  3. Pershendetje Zoti Lulushi,

    ju falenderoj per informacionet interesante e te dobishme ne fushen e mjeksis qe na dhuroni.

    1) kam leuxar qe ne Kine eshte hapur laburatori me i madh ne bote per Stammzellen(stem cell).
    2)N Europe dhe Amerike ky problem eshte i ndaluar.
    3) A ka rezultate pozitive nga keto metoda.?
    4) A kane rrezikshmeri te drejtperdrejt dhe anesore?
    5) Sa Kushtojne?
    Ju falenderoj per punen dhe pergjigjen tuaj.

    Me rrespekt Mergimtari Gjermani

    Koment nga Mergimtari — 7 Tetor, 2011 @ 6:24 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: