Astrit Lulushi’s Blog

16 Dhjetor, 2008

Të mirat e terapisë me hormone

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:22 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

hormoneNjë studim ri arrin në përfundimin se grate e moshuara përfitojnë një sërë të mirash nga terapia me hormone, dhe shumë prej tyre i ndjenë këto përfitime edhe për një kohë të gjatë pas menopauzës. Rezultatet e këtij studimi përbëjnë një siguri më shumë për mjekët të cilët kanë trajtuar për vite grate që vuajnë nga  sipmtomat e menopauses.

Në vitet 1990, mjekët në mënyrë të vazhdueshme rekomandonin zëvëndësimin e hormoneve për grate e moshuara, duke besuar se kjo lloj terapie do t’i ndihmonte ato për zemrën dhe simptoma të pakëndshme të menopauses.

Për më pas dolën dolën studimet që e lidhnin terapinë me hormone me shtimin e rrezikut për mpikjes të gjakut, goditje në zemër e kancer në gji. Këto rezultate bënë që shumë gra të hiqnin dorë nga terapia me hormone dhe filluan të trajtoheshin me barna.

Por aktualisht, terapia me hormoneve  mbetet trajtimi më i efektshëm për simptomat e menopauses dhe shumë gra thonë se janë të gatshme të marrin parasysh rreziqet e shëndetit vetëm për t’u lehtësuar sado-pak nga simptomat.

Studimi i ri e mbështet këtë ide, duke thënë se të mirat nga terapia me hormone janë më të mëdha sesa rreziqet për ato gra që përjetojnë simptoma të menopauses.

Shkencëtarët morrën nën shqyrtim 5 mijë e 700 gra në Australi, Britani e Zelandën e Re dhe pane se terapia me hormone pakëson simpmtomat e afshit, djersitjeve natën, dhimbjet e kyçeve dhe pagjumësinë.

Rezultatet e studimit mbështesin apo konfirmojnë studimet e tjera që lënë të kuptohet se shumë gra mund të trajtohen me hormone pa frikën e ndonjë rreziku, në rastet kur ato nuk kanë probleme të rënda shëndetësore dhe nëse përdorin doza të vogla për një periudhë sa më të shkurtër kohe.

1 Koment »

  1. Te shkruajshe eshte kulture,por kur kohen per te shkruar ja dedikin jetes per nje te ardhme me te mire e me te shendeteshme,eshte nderim per veten, shoqerine dhe nje sherbim per nje te ardhme te shendeteshme njerezore.Pershendetje te perhereshme per ju dhe ekipin Tuaj.

    Koment nga petrit — 27 Dhjetor, 2008 @ 10:35 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: