Astrit Lulushi’s Blog

16 Dhjetor, 2008

Ginko Biloba

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:48 pm
Tags: , , , , ,


ginkoEkspertët thonë se në botë ka të paktën 30 milionë vetë që jetojnë me Dementia, simptomë e Alcajmerit që shkakton humbje kujtese. Në vitin 2050 ky numër mund të arrijë në 100 milionë. Deri tani kërkimet për gjetjen e një kure kanë qënë të pasuksesshme, ndërsa një studim tregon se një bimë e lashtë mjekësore është premtuese.3 mijë persona të moshuar morën pjesë në një studim për të provuar nëse bima mjekësore Ginko Biloba mund të ndihmojë përmirësimin e kujtesës. Të moshuarve në studim, të moshës mbi 75 vjeç, iu dha tablet 120 miligramësh ginko biloba, dy herë në ditë. Rezultatet ishin zhgënjyese për shkencëtarët, sepse ginko biloba nuk ndikoi në përmirësimin e kujtesës. Madje shoqata amerikane e mjekësisë paralajmëron se kjo bimë mund të jetë e dëmshme. Shumë pjesmarës në studim përjetuan goditje në tru, ndërsa tek ata me sëmundje kardio-vaskulare rreziku për t’u prekur nga  dementia u shtua. Doktor DeKosky, një nga autorët e studimit, thotë se ai dhe shkencëtarë të tjerë do të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një trajtimi që do të ndalte keqësimin e humbjes së kujtesës tek të moshuarit. Ndërkohë një studim tjetër mbi Ginko Bilobçn po kryehet nga shkencëtarët në Francë. Shkencëtarët amerikanë besojnë se studimi në Evropë do të japë prova të tjera se Ginko Biloba nuk është në gjendje t’i ndihmojë pacientët me Alcajmer.

1 Koment »

  1. une kam perdorur gingo biloba nje kohe pothuaj 2 vjet eme shume. ka pas raste kur mesoja kisha me shume sukses mirepo nganjehere kam pas ngecje ne provime skam shprehur ato qe dija. amund te jete kjo ngaqe kam perdorur ato.
    por pas nje kohe mu lajmerua depresioni dhe vazhdoj akoma me kete terapi.Dmth anxioziteti eshte shfaq tek une qe ndonjehere se kam pasur kam fjalen kur fillova studimet universitare u shfaq.vertet me intereson kjo teme mos kam lendu trurin me keto medikamente..pasiqe nuk paskan shum efekt dhe lendokan trurin.

    Koment nga bleta — 11 Mars, 2009 @ 12:24 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: