Astrit Lulushi’s Blog

23 Dhjetor, 2008

Sa i ulët duhet të jetë niveli i kolesterinës së keqe

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:45 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

cholesterol-1Ulja drastike  i nivelit lartë të kolesterinës ndihmon pacientët me diabet për të përmirësuare gjendjen e artereve të tyre. Kështu thuhet në një studim i kryer nga shkencëtarët e Institutit kombëtar kundër sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe gjakut. Tek pacientët që e ulën nivelin e kolesterinës së keqe në 70, trashësia e artereve u pakësua dukshëm, ndërsa tek pacientët ku niveli i kësaj kolesterine ra nën 100, trashësia e artereve të zemrës u shtua. Këto rezultate po i bëjnë mjekët të pyesin se cila është shkalla e duhur  e nivelit të ulët të kolesterinës së keqe.

Sipas studimit,  në qoftëse ulja e nivelit të kolesterinës së keqe pakëson rrezikun për goditje në zemër, atëherë sa më i ulët (deri në një shkallë të caktuar) ky nivel , aq më shumë pakësohet ky rrezik – të paktën për pacientët me diabet të tipit 2.

Për 3 vjet me radhë, shkencëtarët ndoqën nga afër gjendjen e 500 pacientëve me diabet. 250 prej tyre u trajtuan duke patur për synim uljen e nivelit të kolesterinës së keqe nën 100. 250 pacientët e tjerë iu nënshtruan një trajtimi agresiv me ilaçe me synimin për ta ulur nivelin e kolesterinës së keqe nën 70. Pjesmarrësve iu dha një ilaç Statin dhe nëse kishin nevojë edhe ilaç Zetia, i cili bllokon kolesterinën në një tjetër mënyrë. Rezultatet treguan se lloji i ilaçit nuk luajti ndonjë rol. Tek ata që iu nënshtruan trajtimit agresiv , trashësia e artereve të tyre u hollua. E kundërta ndodhi me grupin tjetër të pacientëve që u trajtua në mënyrë tradicionale për uljen e nivelit të kolesterinës. Tek ata u shtua rreziku për bllokim arteresh dhe goditje në zemër.

Ekspertët thonë se këto rezultate nxisin edhe më shumë debatin në qarqet mjekësor se deri në çfarë shkalle duhet ulur niveli i kolesterinës së keqe. Tani për tani argument është se ky nivel duhet të jetë nën 100 për të gjithë pacientët në moshë mesme.

1 Koment »

  1. PO BEJ NJE PROVE

    Koment nga MEHDI — 17 Shkurt, 2011 @ 9:47 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: