Astrit Lulushi’s Blog

23 Dhjetor, 2008

Zometa edhe kundër kancerit të gjirit



zometa1Një ilaç kundër osteoporozës gjithashtu mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit. Sipas një studimi të ri, ilaçi i quajtur Zometa, kur injektohet ne venat e grave me kancer në gji, mund veprojë krahas  kimoterapisë për të ndihmuar në tkurrjen e tumorit. Tumorët e vegjël mund të hiqen lehtë me operacion, duke u dhënë shumë grave mundësi që të trajtohen me lumpektomi sesa me mastektomi të plotë.

Ilaçi Zometa kundër osteoporozës mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit në shumë drejtime. Kërkimet e mëparëshme kanë treguar se gratë e trajtuara për rastet e kancerit të gjirit në fazë të herëshme kishin më pak gjasa për të provuar rikthimin e tumorit  nëse atyre u jepej Zometa me injeksion në venë.

Por një studim i ri tregon se Zometa mund të ketë edhe aftësi për të luftuar drejtpërdrejt tumorin. Mjekët morrën në shqyrtim 205 gra me tumor në gji i cili kishte filluar të përhapej në qelizat e shëndetëshme për rreth. Disa prej grave u trajtuan me kimoterapi për të tkurrur tumorin para operacionit, ndërsa të tjerat u trajtuan me kimoterapi por iu dha edhe Zometa 3 deri 4 herë në javë për një muaj e gjysmë. Kur gratë  më në fund shkuan për t’u operuar, tek ato që ishin trajtuar me Zometa, mjekët vunë re se tumori i tyre ishte afërsisht 14 milimetra më i vogël. Si rezultatet, 15 përqind e grave që u trajtuan me Zometa ishin në gjendje për të patur lumpektomi në vend të mastektomisë, në krahasim me 22 përqind të grave që u trajtuan vetëm me kimoterapi.

Mjekët tani po vëzhgojnë gjendjen e këtyre grave dhe të mijëra të tjerave për të përcaktuar nëse Zometa mund të pakësojë rastet e rikthimit të kancerit ose të zgjasë jetën e grave  me kancer në gji në fazë të ndërmjetme zhvillimi.

1 Koment »

  1. jame 46 vjeq por dashta me vet per zometa 4 mg a mund te perdori sekom ostepeni a mendimon kjo gjilpon per ndalimin e thymjeve te eshnave se po kom dhimbje shume te gjujve e te poshte ju lutem te me jepni pergjigjje

    Koment nga shpetim kumnova — 19 Shkurt, 2011 @ 2:12 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: