Shumë njerëz provojnë dhimbje në shtyllën kurrizore, të cilat shkaktohen nga traumat, mosha e thyer a sforcimet fizike. Këto krijojnë dhimbje si pasojë e shtypjes a presionit në fijet nervore. Për lehtësimin e dhimbjeve shpesh përdoren barna a masazhe dhe kur këto nuk japin rezultat, përdoret operimi gjatë të cilit mjekët ndërrojnë diskun a ruazën e dëmtuar.Një grup mjekësh në qëndrën mjekësore të universitetit Duke në Karolinën e veriut thotë se tani po u ofron pacientëve me dhimbje në shtyllën kurrizore një metodë të re kirugjike, që është një hapje shumë e vogël, pa prekur aspak fijet muskujve dhe ato nervore.
Mjekët thonë se pas një operimi të tillë pacienti e merr veten shumë shpejt. Gjatë këtij lloj operacioni, mjekët kryejnë rreth 200 radiografi të pacientit, thuajse sa herë që bisturia prek trupin. Kjo bëhet për të siguruar që kirurgu po operon në vendin e dëmtuar të shtyllës kurrizore për të hequr qendrën e një disku të dëmtuar të ruazës. Duke bërë një të çarë të vogël në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, kirurgët zëvendësojnë pjesën e diskut me kockë të zhvilluar në laborator, pastaj vendosin vidën për ta lidhur me diskun tjetër. Operacioni me këtë metodë të re zgjat jo më shumë se një orëm ose sa 1 e treta e kohës që nevojitet me mënyrën e deritanishme të operimit kur pacienti qëndron në spital për disa ditë. Rreth 3 orë pas operimit me metodën e re kirurgjike, kjo paciente hedh hapin e parë dhe pas 6 orësh është gati për të shkuar në shtëpi.
a behet ky lloj operacioni ne shqiperi pasi jemi te interesuar?
Koment nga ana — 27 Korrik, 2010 @ 11:12 am |
Ju’lutem më tregoni sa kushton një operacion(nderhyrje) e tillë!!
Përshëndetje
n.Isufi
Koment nga Naser Isufi — 16 Gusht, 2010 @ 7:17 pm |
Pershendetje,
kam degjuar per ekzistencen e nderhyrjes kirurgjikale me “lazer” ne pacjente qe vuajn nga hernia diskale, a mund te me jepni ndonje informacion te metejshem per kete lloj nderhyrjeje?
Faleminderit
Koment nga Sonila — 14 Tetor, 2010 @ 1:38 am |
http://www.dukehealth.org/locations/duke_neurosurgery_of_raleigh
Koment nga Vuli — 9 Qershor, 2011 @ 6:03 am |
Very nice post. I just stumbled upon your weblog and wished to mention that I’ve truly loved surfing around your weblog posts.
In any case I will be subscribing for your feed and I’m hoping you write once more very soon!
Koment nga Leanna — 8 Korrik, 2014 @ 11:32 am |
Une jam operuar nga nje infeksnjon me shtyllen kurrizore po tani kam dhimbje kenbesh cfar duhet te bej
Koment nga xhoi — 27 Mars, 2017 @ 8:05 am |