Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 30, 2008

Paniku dhe sëmundjet e zemrës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 9:46 am
Tags: , , ,


panic-attack-munchÇdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm.  Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm.Shkencëtarët thonë se njerëzit që përjetojnë  sulme të shpeshta paniku,  shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të zemrës. Ata mendojnë se ky rrezik vjen nga ngurtësimi i artereve si pasojë e shtimit tej mase të veprimtarisë së sistemit nervor.

Statistikat tregonë se rreth 5 përqind e amerikanëve provojnë sulme paniku gjatë një periudhe të jetës së tyre dhe rreth 3 përqind i përjetojnë ato çdo vit. Gjithashtu është vënë re se shumë prej atyre që preken nga sulmet të vazhdueshme të ndjenjave të panikut, vuajnë nga  sëmundje në zemër.

Kohët e fundit shkencëtarët pranë Kolegjit Universitar të Londrës studiuan lidhjen midis panikut dhe problemeve në zemër dhe arritën në përfundimin se paniku mund të jetë shkaktar i shtimit të goditjeve në zemër. Ata  morrën në shqyrtim 57 mijë vetë që vuanin nga paniku që do të thotë se kishin provuar ankth të pakontrolluar për më shumë se 6 muaj. Në grupin tjetër ata përfshinë  persona pa simptoma paniku. Shkencëtarët vunë re se personat e diagnostikuar me panik kishin 38 përqind gjasa për të pësuar një goditje në zemër dhe 44 përqind më shumë gjasa për t’u prekur nga ndonjë sëmundje në zemër.  Shkencëtarët spekullojnë se kjo ndoshta vjen si pasojë e ngurtësimit të artereve tek personat me panik ku sistemi nervor detyrohet të veprojë në mënyrë tepër të sforcuar. Ata i botuan rezultatet e studimit të tyre në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës.

Por gjatë studimit shkencëtarët zbuluan një paradoks; personat që vuanin nga paniku, megjithëse mund të prekeshin nga sëmundje të zemrës, ata kishin 25 përqind më pak gjasa për të vdekur nga sëmundje të tilla. Ekspertët thonë se shpjegimi i mundshëm është se pacientët që vuajnë nga paniku shkojnë rregullisht tek mjeku për të kontrolluar gjendjen e tyre,  dhe kjo bën që rastësisht të dallohen edhe problemet në zemër e pastaj të diagnostikohen e trajtohen  që në fazë më të herëshme, ndryshe nga personat e zakonshëm të cilët shkojnë tek mjeku një herë në 6 muaj a një vit, ose vetëm kur sëmëndja ka përparuar.

Advertisements

13 Koment »

  1. I nderuar z. Lulushi, a mund te me dergoni ne adresen e mesiperme te e-mailit citatin e sakte te studimit te permendur (revista europiane mbi semundjet e zemres)?

    Koment nga Roza Allabashi — Janar 8, 2009 @ 7:57 am | Përgjigjjuni

  2. Teksti i studimit ndodhet ne kete faqe elektronike te European Heart Journal http://eurheartj.oxfordjournals.org/cgi/content/full/ehn477

    Koment nga astritlulushi — Janar 8, 2009 @ 1:43 pm | Përgjigjjuni

  3. astrit nderimet e mija …te lutem nese ka mundesi te beni diq ne temen qrregullim somatik dhe sindromi psikosomatik ….qe une vuaj nga kjo…do u isha shum mirnjohes te di se si jan metodat eshrimit , simptomat si dhe medikamentet qe te di une ne kosov se ajam duke utrajtuar mir …flm per mirkuptim me dergo ne add a.nebihi@yahoo.com

    Koment nga avdushi — Gusht 3, 2009 @ 11:38 am | Përgjigjjuni

  4. semundja e zemres osht shum e rrezikshme kur te kap osht shum rrezik nga Juniku.ERJOLASHEHU@HOTMAIL.COM

    Koment nga ERJOLA SHEHU — Shtator 22, 2009 @ 9:41 am | Përgjigjjuni

  5. shpesh me rrah zemra shpejt sikur me ka hi diqka mrenda sikur gzohem idhnohem punoj luaj rri ha aapo pi me ndodh ne qdo moment nganjeher shum her ne dit shum nganjeher ma rrall po edhe ne gjum kur bi ne krahun e djath duhet me pas kujdes qysh po rri ku ela doren ku mrapa shpines me duhet me qit se smuj me duru mbi gjoks po edhe mardhenje kur kam me kap ajo

    Koment nga troja — Tetor 19, 2009 @ 11:08 am | Përgjigjjuni

  6. edhe u e kam semunundjen e zemres po r sbesoj qe dot me sherohet
    po me vjen ke q per veten

    Koment nga elmira hasani — Nëntor 5, 2009 @ 6:57 pm | Përgjigjjuni

  7. un edhe neje semundje e kam semundjen e krojes mendoj se dotme sheroni po me ndihmoni ju lutem

    Koment nga elmira hasani — Nëntor 5, 2009 @ 6:59 pm | Përgjigjjuni

  8. mendihmoni ju lutem kam nje semundje zemre met vertet.

    Koment nga rina rugova — Nëntor 5, 2009 @ 7:04 pm | Përgjigjjuni

  9. O cfare shtet i poshter as nuk me ndihmon per kete semundje qe e kam te kancerit…

    Koment nga valentina gashi — Nëntor 5, 2009 @ 7:06 pm | Përgjigjjuni

  10. Une quhem Arbesa qe kam semundjen e sheqerit. Shteti as qe po i ndihmon njerezit dhe mjeket vec marrin rrogat.

    Koment nga arbesa regjaj — Nëntor 5, 2009 @ 7:14 pm | Përgjigjjuni

  11. Amund te jem semur nga zemra nese me therr ndodh brenda javes 4-5 her kur ja fillon 3 her me therr sikurr te me godet me thike dhe ndjej shtrengime a mund te quhet semundje e zemres. |

    Koment nga jona — Dhjetor 14, 2009 @ 12:40 pm | Përgjigjjuni

  12. a ben ta di se si duket kanceri ne gji?

    Koment nga arta — Mars 31, 2010 @ 5:47 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: